• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Plakolli: LDK ka vepruar drejtë në votimin e Rashiqit – Nuk e kemi qëllim ta sfidojmë Albin Kurtin, por t’i japim vendit institucione

10/11/2025 17:03
nga:N K

Gëzim Plakolli, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Mitrovicës, në një intervistë për Blic Interview me Astrit Gashin, ka deklaruar se vendimi i LDK-së për të votuar Nenad Rashiq për nënkryetar të Kuvendit, është i drejtë dhe i bazuar në analizat e juristëve të partisë, raporton GazetaBlic.

“Besoj që LDK ka vepruar mirë sepse e kemi lexuar saktë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe, në bazë të rekomandimeve të juristëve tanë, kemi vendosur ta votojmë dhe t’i hapim rrugë krijimit ose moskrijimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës”,tha Plakolli.

Ai theksoi se LDK gjithmonë do të respektojë gjtihmonë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Nga përvoja që e kanë juristët tanë, e që nuk është e vogël as e mangët, ne besojmë që e kemi bërë më të mirën e mundshme”, u shpreh ai.

Plakolli theksoi se qëllimi i vetëm i LDK-së është funksionalizimi i institucioneve në shërbim të qytetarëve.

“Ne nuk e kemi qëllim ta sfidojmë Albin Kurtin, por t’i japim vendit institucione,” tha ai, duke shtuar se tash është momenti i fundit që secili subjekt politik të deklarohet dhe të bëhen të qarta numrat për formimin e qeverisë.

Sipas tij, LDK dyshon se mandatari, Albin Kurti, do të arrijë t’i sigurojë numrat e nevojshëm për krijimin e qeverisë.

“Sipas kalkulimeve dhe parashikimeve tona, dyshojmë që mandatari do t’i japë vendit institucione”, përfundoi Plakolli.