• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Nga fronti i luftës në betejën për zhvillim – Sot në EXPOSE vjen rrëfimi i Ekrem Kastratit për transformimin e Malishevës

10/04/2025 11:38
nga:Sh R

Ekrem Kastrati, kandidat i Nismës Socialdemokrate për kryetar të Komunës së Malishevës për mandatin e dytë, sjell një rrëfim të sinqertë dhe të guximshëm në Expose, këtë të shtunë duke filluar nga ora 15:45.

Kastrati ndau rrëfimin e tij të rrallë për rrugëtimin jetësor që nis nga vitet e luftës e deri te përkushtimi për zhvillimin e Malishevës urbane.

Ai rrëfeu se angazhimi në radhët e UÇK-së ishte një kthesë e madhe jetësore, që u shoqërua më pas me sakrifica të mëdha, burgosje dhe tortura nga regjimi serb.

Pas çlirimit të Kosovës dhe lirimit të tij nga burgu, Ekrem Kastrati u përfshi në jetën politike. Në vitin 2021 u nominua nga Nisma Socialdemokrate për të udhëhequr Malishevën, me vizionin “Malisheva Urbane” – një koncept që synonte zhvillimin urban, planifikimin hapësinor dhe modernizimin e qytetit.

Expose transmetohet live në kanalin zyrtar të GazetaBlic në Youtube dhe në Kanal10.