• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Totaj për Prizrenin: “Me Vetëvendosjen është i vështirë bashkëpunimi – në parim nuk kemi vija të kuqe për asnjë parti”

09/14/2025 11:43
nga:N K

Kryetari i komunës së Prizrenit, njëkohësisht edhe kandidat për një mandat të dytë nga Partia Demokratike e Kosovës, në një intervistë për BlicIntervieë me Astrit Gashin, ka deklaruar se fitorja në zgjedhje lokale pa koalicione është pothuajse i pamundur.

Ai theksoi se PDK tashmë ka konfirmuar partneritetin me Zafin dhe se është në bisedime me komunitete të ndryshme në qytet për të zgjeruar përkrahjen.

“Kemi partner tradicional ZAF-in dhe besoj se do të vazhdojmë me ta. Me NISMA-n jo, sepse është ndarë nga ZAF-i. I kemi tejkalu telashet dhe duhet t’i falënderojmë për pjekurinë dhe bashkëpunimin që kanë treguar,” – u shpreh Totaj.

Ai shtoi se janë në pritje të finalizimit të marrëveshjeve paraelektorale me komunitetin turk, me të cilët , sic thotë Totaj, kanë një bashkëpunim verbal deri më tani, si dhe theksoi raportet shumë të mira me komunitetin rom.

“Kemi votuar gjuhën rome si gjuhë zyrtare në përdorim në komunë, kemi përkrahur aktivitetet e tyre kulturore dhe kjo na ka afruar shumë. Presim mbështetje të konsiderueshme edhe nga ky komunitet,” – tha Totaj.

Sipas Totajt, fitorja në raundin e parë është e vështirë e realizueshme për këdo, por ai është shumë optimist për raundin e dytë, ku beson se PDK nuk do sfidohet seriozisht.

“Në raundin e parë nuk besoj që fitojmë sepse është shumë e vështirë, por në raundin e dytë jam shumë optimist që nuk do ketë dikush gjasa me na sfidu seriozisht”, u shpreh kandidati nga radhët e PDK=së .

I pyetur për mundësinë e koalicioneve për komunën, Totaj u shpreh se parimisht nuk vendos vija të kuqe për asnjë parti, duke lënë kështu të hapur mundësinë e bashkëqeverisjës më shumicën e partive, mirëpo theksoi se bashkëpunimi me Vetëvendosjën është, sic thekson ai, i vështirë.

“Me Vetëvendosjen është pak më e vështirë për shkak të mendësisë së tyre dhe mënyrës se si funksionojnë. Por me partitë e tjera, gjithçka është e mundshme. Politika është kompromis, fleksibilitet dhe gjithëpërfshirje”, përfundoi Totaj.