• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

“E ndjeja gjatë shtatzanisë se diçka ishte ndryshe”- Rrëfimi emocionues i Sebahate Hajdini, tregon momentin kur kuptoi se djali i saj kishte Sindromen Down!

06/21/2025 21:32
nga:Y I

Drejtoresha e Shoqatës Down Syndrome Kosova, Sebahate Hajdini-Beqiri, në një rrëfim emocionues dhënë për dokumentarin Expose, përveç punës në Shoqatë ajo na flet edhe për djalin e saj, Gencin, i cili vuan nga kjo sindromë.

Ajo na tregon momentin kur zbulon se foshja e saj, Genci i vogël ishte me Sindromen Down.

Zonja Sebahate kthehet pas në kohë duke theksuar se gjatë gjithë periudhës së shtatzanisë e kishte ndjerë se diçka mundet me qenë ndryshe.

Ajo na rrëfen se nuk pati shumë kohë të merret me veten sepse që në fillim e kishte kuptuar se përveç rolit si nënë do të kishte edhe një rol tjetër, të jetë e zëshme për Gencin dhe të gjithë fëmijët që lindin me Sindromen Down.

“Nuk e kam ditur paraprakisht që foshnja ime kishte diçka. Shepsh kur t’i diskutoj qoftë edhe me kolegët këtu në Shoqatë por edhe me mike të tjera, gjatë gjithë shtatzanisë nuk është se nuk e kam patur një parandjenjë që diçka mundet me qenë më ndryshe. Unë e kam kuptuar se Genci dyshohet se ka Sindromen Down, dhjetë ditë pasi ka lind. Për mua nuk ka qenë shumë periudhë e lehtë sepse nuk jam informuar si duhet rreth Sindromës përveç që ka qenë një situatë krejt tjetër ta them edhe brenda institucioneve shëndetësore publike, ka qenë edhe një situatë krejt tjetër ta them edhe jashtë këtyre institucioneve. Niveli i vetëdijes ka qenë shumë më i ulët sa i përket Sindromes. Ka qenë një periudhë kur më është dasht t’a mbledh atë energjinë brenda vetes dhe nuk kam patur kohë të merrem shumë me veten sepse e kam dit se përveç rolit të qenurit nënë unë do t’a kem edhe një rol tjetër atë rolin se duhet të jem e zëshme për fëmijën tim gjithmonë duke i pa rrethanat nëpër të cilat jam gjindur në atë kohë, tani në tetor bëhen 20 vite”

“Nuk e ndërroj dhe nuk do ta kisha ndërruar Gencin me asgjë në botë”

Kështu shprehet nëna e Gencit e cila na potencon se ka qenë djali i saj ai i cili e ka ndryshuar tashmë edhe atë si person.

Ajo thekson se tashmë është bërë më luftarake dhe humane falë Gencit.

“Genci është një i ri shumë i pavarur, tani është në Shkollën e Mesme, në vitin e ri shkollor ai do te jete ne klasen e 12-të dhe do të perfundoj Shkollën e Mesme. Genci është i angazhuar në punë ditëve të fundjavës dhe është shumë i pavarur. Për ne si familje çdo e arritur e Gencit na lumturon shumë por gjithmonë e ke atë brengën se ‘ç’ka një ditë kur ne s’do të jemi’ . Unë shpesh e them ‘unë nuk e ndërroj dhe nuk do ta kisha ndërruar Gencin me asgjë në botë’ sepse Genci ka qenë ai fëmija që ma ka ndryshu edhe mua, me ka mesu te jem luftarake më ka nxjerr në pah anën e humanizmit” tha Hajdni-Beiqri për dokumentarin “Expose” raporton “Gazeta Blic”.