• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Hajdini-Beqiri: Shoqata Down Syndrome Kosova u themelua në vititn 2007 nga prindërit e fëmijëve me këtë sindromë, ka të antarësuar mbi 1 mijë persona!

06/21/2025 21:16
nga:Y I

Sebahate Hajdini- Beqiri aktiviste për komunitetin e sindromës Down në Kosovë nënë e një fëmije me Sindromën Down dhe themeluese e Shoqatës Down Syndrome Kosova vjen në një rrëfim të jashtëzakonshëm për dokumentarin ‘Expose’.

Ajo na tregon me detaje sfidat me të cilat u përball pas lindjes së djalit të saj me Sindromen Down e deri tek vendimi për të themeluar Shoqatën.

Hajdini-Beqiri thotë se kjo shoqatë u themelua në vitin 2007 nga prindërit e fëmijëve me Sindromen Down dhe tashmë numëron mbi 1 mijë persona të antarësuar.

Shoqata përveç Prishtinës është e shtrirë edhe në katër komuna të tjera të Kosovës.

“Shoqata Down Syndrome Kosova është themeluar në vitin 2007, themelues jemi ne prindërit e fëmijëve me Sindromën Dawn dhe që nga themelimi misioni apo arsye se pse është themelu Shoqata ka qenë nevoja për mbrojtjen e të drejtave të personave me Sindromen Down, përmirësimin e kushteve të këtij komuniteti dhe ngritjen e nivelit të vetëdijes mbi nevojat dhe mbi potencialin që kanë personat me Sindormen Down. Tani si Shoqatë për momentin funksionojmë me pesë qendra regjionale, këto qendra i kemi të shtrira në komunën e Prizrenit, Ferizajt, Mitrovicës, Gjilanit dhe në Prishtinë është qendra kryesore”

Ajo na tregoi se shoqata ka të antarësuar mbi 1 mijë persona me Sindromen Down në nivel vendi.

“Shoqata ka të antarësuar mbi 1 mijë persona me Sindromen Down në nivel vendi sepse brenda këtyre qendrave shërbime në mënyrë direkte apo indirekte marrin edhe fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit me Sindromen Down jo vetëm të komunës së Ferizajt përderisa këto qendra janë në regjione por marrin shërbime edhe personat që vijnë nga komunat e tjera. Kisha dasht me potencu një rast që në qendrën në Prishtinë e kemi një anëtar i cili vjen nga Peja. Për fat të keq në Pejë nuk kemi qendër … dhe nga Peja vijnë prindërit dy apo tre herë në javë për t’a sjellë fëmijën për të marrë shërbimin këtu në qendrën në Prishtinë”

Drejtoresha Hajdini-Beqiri tha se të gjitha shërbimet aty janë pa pagesë.

“Për fat të mirë po me shumë sfida ne si Shoqatë po arrijmë që të sigurojmë fonde për të mos i ngarkuar prindërit në aspektin financiar për t’i pagaur shërbimet terapeutike dhe shërbime të tjra psiko-sociale që ne ofrojmë brenda këtyre pesë qendrave sepse një seancë terapeutike nuk është se ka një kosto të vogël financiare. Nëse marrim veç për bazë t’a them çmimin e tregut apo çmimet ku këto seanca ofrohen në ordinanca private, çmimi sillet nga 15 deri në 25 euro seanca që një seancë zgjat 45 minuta. Ndërsa për fat të mirë të them dhe pa modesti, si udhëheqëse e Shoqatës ndihem jashtëzakonisht mirë që po arrijmë që të gjitha shërbimet t’i sigurojmë pa pagesë edhe pse nuk është aspak e lehtë për ne sepse shërbimet të cilat ofrohen për fëmijët mosha 0-12 vjeç janë shërbime të cilat ofrohen në formatin individual dmth punohet 1 me 1. Ky proces i të ofruarit të shërbimeve apo programi nuk është se ka kosto të vogël financiare. Për ne vazhdon të mbetet mjaft sfiduese ky sistem në të cilin funksionojmë sepse në vazhdimësi jemi në kërkim të fondeve qoftë përmes projekt-propozimeve qoftë përmes aktiviteteve apo iniciativave të ndryshme të cilat kanë për qëllim sigurimin e fondeve për të mbështetur shërbimet terapeutike dhe psiko-sociale që ne ofrojmë brenda pesë qendrave tona” tha drejtoresha Hajdini-Beqiri për dokumentarin “Expose” raporton “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/