• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Molliqaj: Opozita nuk është ‘një’ aktualisht, ka më shumë kontabilitet se angazhim politik!

1 ditë më parë
nga:Y I

I ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin ishte kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.

Duke folur për situatën politike tha se nuk beson se Albin Kurti do ta lëshojë pushtetin.

Por Molliqaj tha se momentalisht ‘sytë i ka nga opozita’ pasi për të Albin Kurti është ‘libër i lexuar’

“Unë besoj që populli i Koosvës ka me vërejt që ata politikanë që do të thonë ‘ a din qysh, është një rrezik që po na vjen përpara, e le të tërhiqemi ne dhe le të rrin ai ose ky’. Unë nuk besoj se është Albini kështu por mundem me pas të gabuar. Unë besoj se ai nuk e lëshon pushtetin, nuk tërhiqet prej pushtetit por mund të shohim edhe befasi. Unë s’po them se Albini e don pushtetin me naj zgjidhje të mirë me shpëtu Kosovën, përkundrazi unë po pajtohem me ty se ai sheh me e prolongu sa më shumë që presioni me qenë sa më i vogël sepse derisa ska qeveri të rizgjedhur presioni sigurisht do të jetë më i vogël. Unë sytë i kam nga opozita sepse çfarë bën dhe don Kurti për mua është ‘libër i lexuar’ deklaroi Molliqaj.

Ai tha se opozita aktualisht nuk është një dhe se të njëjtit kanë më shumë ‘kontabilitet e jo angazhim politik’

“Opozita nuk është një. Përkundrazi para zgjedhjeve pata kërku që me garu në një listë të përbashkët edhe pata thënë që edhe PSD-ja do të ishte pjesë e saj ose do ta mbështeste pa qenë fare pjesë, varësisht si ata e shohin. Por kështu çfarë këta po na thonë i bjen ‘pritni deri të fiton PDK-ja ose deri të fiton LDK-ja… shumë larg asaj dite jemi kështu, nëse po flasim me numra. Prap po më duket që ka kontabilitet e jo angazhim politik. Cili është angazhimi politik i opozitës sot ?

Gazetari Gashi ndërhyn duke i thënë Molliqajt ‘Ka logjikë edhe frika e opzoitës, si me marr pushtetin për gjashtë muaj’, kështu ishte përgjigja e të parit të PSD-së.

“Çfarë ka shpërfaq ky shpjegim për mu është që opozita nuk kishte besim në vete fare. Këta ishin tu mendu se kanë me qeveris njëjtë keq sikur kanë qeveris, se do të krijohen rrethanat njëjtë të këqija. Nuk janë djeg se janë bërë bashkë, janë djeg se kanë qeveris keq. Pse nuk u djegën në Prishtinë ose në prizren që i morën votat bashkë, e mbështetën njëra-tjetrën. Puna është a i bind ti… e nëse paskemi me shku ne në zgjedhje për çështjen e Presidentit kush na garanton që për herën tjetër prap skemi me shku për Presidentin.Nga deklarata e kryetarit të LDK-së kuptova se këta po presin me lan Kurtin në pushtet derisa bjen në 39 deputet, kushti i parë dhe e dyta këta po thojnë na nuk e zgjedhim qeverinë me Listën Serbe por po e zgjedhin presidentin me Listën Serbe. S’ka nivel parimor hiq këtu” deklaroi Molliqaj raporton “Gazeta Blic”

1 ditë më parë

Molliqaj: Kurti qeverisi keq, por unë kam prit që do ti merr 48 deri në 52%