Avni Arifi ka, ish diplomat ka theksuar se LDK ka vendosur të qëndrojë në opozitë.
Ai për “Expose” prodhim i GazetaBlic, ka vënë në dukje se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka shumicën parlamentare pa votat joserbe dhe se për ta arritur, mund të tentojë të korruptojë disa deputetë opozitarë. Megjithatë, Arifi paralajmëron se një qeveri me vetëm 61 vota do të jetë shumë e vështirë për të qeverisur.
“LDK pati qëndrime shumë të qarta në natën kur dolën rezultatet. Kryetari i saj tha se qytetari ka vendosur që ne të shkojmë në opozitë dhe ashtu do të jetë, dhe nuk kam parë ndonjë ndryshim në këtë qëndrim. Partia Vetëvendosje nuk e ka shumicën parlamentare me votat joserbe, shumicën parlamentare e ka një opsion: opsioni është me “peshk”, do të thotë me u përpjek për t’i korruptuar dy-tre deputetë të partive opozitare dhe për t’ua bërë ato dy-tri vota që i nevojiten për 61″, thotë Arifi.
Ai thekson se pas një viti do të ketë zgjedhjen e presidentit, dhe për këtë nevojiten vota, por asnjëra palë nuk i ka ato.
Kjo mund të çojë në krizë politike dhe mundësinë për zgjedhje të reja, sipas Arifit.
“Mirëpo, pa marrë parasysh nga përvoja, them se nuk ka më keq për të qeverisur se kur i ke vetëm 61 ose 62 vota; është shumë vështirë me qeverisë. Pra, shanset që Vetëvendosja të arrijë të mbërrijë 61 ose 62 nuk po duken shumë të mëdha, por edhe nëse i arrin, mendoj që më së miri është që Vetëvendosja të mbërrijë dhe të vazhdojë të shohë se çfarë do të bëjë me temat që po e presin Kosovën. Mirëpo, në anën tjetër, opozita ka shumë tema dhe nëse veç vjen në mandatin e dytë, atëherë i mbetet LDK-së, PDK-së, AAK-së dhe partive minoritare që të vendosin si do ta qeverisin katër vitet e ardhshme”, shtoi Arifi.
“Janë dy mundësi: nëse asnjëra palë nuk mund të formojë qeveri, ligji e ka për 45 ditë. Kosova nuk ka luksin që të shkojë në zgjedhje për 45 ditë, besoj që nuk është në interes të asnjë partie që të shkojë në zgjedhje. Megjithatë, pas një viti kemi zgjedhjen e presidencës, ku nevojiten vota, dhe siç po duket, asnjëra palë nuk i ka votat. Kështu, mund të krijohet një qeveri, por mund të shkojmë për 45 ditë në zgjedhje, dhe nëse jo, pas 45 ditësh është edhe një sfidë, pasi pas një viti, Kosova po hyn në jostabilitet qeveritar”, tha Arifi.


