• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Izmaku: LVV nuk ka asnjë program zgjedhor – Mungesa e përballjes në media tregon frikën e Kurtit

01/26/2025 08:41
nga:Sh R

Kandidatja për deputete nga radhët e Nisma Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ishte e ftuara e radhës në Blic Intervieë me Astrit Gashin.

Ajo thotë se gjuha të cilën po e përdor kryeministri Kurti gjatë fushatës, është shumë polarizuese dhe sipas saj LVV nuk ka asnjë program zgjedhor, raporton GazetaBlic.

“Po ma kujton sikur ka qenë në opozitë, i ka bo këto veprime, këto akuza. Unë se kom pa asnjëherë si shembull si e akuzon qeveria opozitën, e ke pas 4 vite mundësinë për me bo dicka. Më duket si një dramë e montume, ose dëshiron me largu pistën me dërgu diku tjetër vëmendjen. Nuk ka asnjë program zgjedhor. Gjuha është shumë polarizuese, nuk më pëlqen kjo mua kurr kjo në politik nuk më ka pëlqy me qujt dikë tradhtarë. Këto janë tu u adresu prej qeverisë në fushatë, nuk ki program zgjedhor, pra cilësimet dhe polarizimet vijnë prej kryeminsitrit që nuk duhet me ardh, por kur vjen në krye të shtetetit çfarë të duhet kjo arrogancë. Me i ofendu komplet votuesit, nuk po i ofendon ata krerët opozitarë, kryeministri i ka ofendu pjesën tjetër që nuk e voton ata janë qytetarë të vendit tonë”, tha ajo.

Izmaku thekson se Kurti është i shqetësuar pasi që e di që nuk është më në pozicionin që ka qenë dhe nuk e ka përkrahjen si e ka pas në zgjedhjet e kaluara.

Tutje ajo shton se mungesa e përballjes në media është një frikë e kryeministrit pasi që nuk ka se çfarë të prezantoj para qytetarëve.

“Është një shqetësim, ata e dinë shumë mirë që nuk janë në atë pozicion që kanë qenë kërkun nuk jon aty, gjendja është komplet e njësoj me zgjedhjet lokale, ka me pas një befasi. Ata e dinë shumë mirë që nuk janë afër 500K, së pari nuk e ka një perkrahje si e ka pas, njerëzit kanë nis me reflektu. Mirë që qytetarët i provun dhe e panë që nuk ka kurgjo që munden me bo, një ekip më e dobët. Njerëzit dëshirojnë me pa Minsitren e Arsimit me një program, me një ofertë tjetër zgjedhore dhe një raport se çka ke bo për 4 vite dhe jo me të ndëgju duke këndu. Mungesa e përballjes në media çka tregon, kjo është frika që ti nuk je përballë me të pyet unë se ku keni qenë këto 4 vite, nëse ki se çka me prezentu menxi nuk pret me dal”, përfundoi Izmaku, shkruan GazetaBlic.\