Kandidatja për deputete nga radhët e NISMA-së, Xhevahire Izmaku, me numër 9, ishte e ftuara e radhës në emisionin “Blic Interview” prodhim i GazetaBlic.
Izmaku foli për shumë tema, në mes tyre tregoi edhe bashkëpunimin mes koalicionit AAK-NISMA.
Ajo tha se ky bashkëpunim ka fonksionuar mirë dhe janë duke u fokusuar në krijimin e një progrëami që plotëson nevojat e gjithë qytetarëve në vend.
Po ashtu, 9-shja e NISMA-së theksoi se takimet e përditshme dhe një shtab zgjedhor i përbashkët kanë bërë që fushata të funksionojë në mënyrë organike.
“Unë jam ardh pasi që është bërë ky koalicioni, mu ka dukë e komplikuar deri tash sa kam ardh që i kam parë vet gjërat. Është interesant kur kemi filluar me bë programin, ne si NISMA dhe Aleanca i kemi kërkuar profilet janë të fokusuara në kompetenca në fusha, ne kemi pastur kohë sa dëshirojmë që me i dërgu propozimet dhe grupi që ka punuar për program zgjedhor me ndërtu një program që i përshtatet plot kërkesave të vendit në këtë momendum. Nuk ka qenë e vështirë me bashkëpunu, ta them shumë sinqerisht, jemi në kulumin e fushatës zgjedhore dhe ne e kemi një shtab zgjedhor të përbashkët që takohemi çdo ditë, ai funksionon, takohemi në ora 09:00, në të dy partitë e dijmë se çfarë agjende kemi sot, kush ka me shku në një vend kush në tjetrin. Funksionon në mënyrë organike, e konsideroj që është një brumë i njejt, na njihemi prej shumë rrethanave. Është ajo trashëgimi që na ka bërë neve me u lidh komplet si elektorat, dmth e ka një emosion të njejt se për çfarë e lidh koncept politik”, tha ajo në ‘BlicInterview’ me Astrit Gashin.
Duke pasë parasysh që jemi në kohë fushate, dhe se gjitha partitë politike mbajnë takime me qytetarë në çdo pjesë të vendit, Izmaku potencon se mbështetësit kanë shfaqur një përkrahje të qëndrueshme, dhe se kjo mbështetje është e dukshme publikisht.
“Gjithë këto tubime të fundit që i kemi pas, ku në shumicën prej tyre kam marrë pjesë duket kjo që funksionon, p.sh nuk ki në elektorat që e mbështet njërin kandidat shumë e tjerët heshtin, kur ti diskuton, pra mbështejtja duket fizike tek të gjithë njësoj, pra i përqafojnë vlerat tona si individë, si kandidat në të gjitha grupet që janë brenda, kjo duket publikisht”, përfundoi Izmaku.
/GazetaBlic/