• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

“Mezi po e pres 9 shkurtin”- Aliu: Do të fitojmë bindshëm, LDK-ja nuk di të këndojë, por të punojë!

01/25/2025 16:29
nga:G C

Kandidati i LDK-së për deputet, me numrin 50, Fadil Aliu për Expose, prodhim i GazetaBlic, ka kritikuar Qeverinë Kurti, që sipas tij, ka dështuar në mbajtjen e premtive.

Ai shton se, LDK-ja thirret në postulatin e Ibrahim Rugovës, por sipas tij, kësaj partie do t’i duhet shumë kohë që t’i riparojë marrëdhëniet e lënduara me ShBA-të.

Teksa komentoi, fushtatën zgjedhore, ai hodhi kunja VV’se duke thënë se, LDK nuk dijnë të këndojnë, por vetëm të punojnë.

“Qeveria Kurti s’ka arritë ta bëjë asnjë zhvillim diplomatik. LDK-ja gjithmonë është bazuar në postulatin e Ibrahim Rugovës i cili ka thënë “Një Kosovë, shtet sovran dhe i pavarur me integrim në NATO e BE dhe me miqësi të përhershme me ShBA-të”. Neve na pret një punë e madhe për t’i riparuar këto marrdhënie diplomatike dhe ta kthejmë postualtin e atit themeltar në vepër”, tha Aliu.

Tutje, Aliu shton se për dallim nga partia në pushtet, LDK-ja gjatë gjithë kohës bën thirrje për ribashkim, pasi siç thotë ai, vetëm kështu mund të shkohet përpara.

Teksa komentoi, fushtatën zgjedhore, ai hodhi kunja VV’se duke thënë se, LDK nuk dijnë të këndojnë, por vetëm të punojnë.

“Ky popull është lodhur me demagogji, është lodhur me qasje polarizuese. Ne gjatë gjithë kohës bëjmë thirrjë për bashkim, sepse vetëm të tillë, duke punuar fortë, arrijmë të shkojmë përpara. Ne nuk dijmë të këndojmë, por me punu, dijmë shumë mirë”, tha Aliu.

Aliu është shumë i bindur që LDK-ja do të dalë fituese në zgjedhjet e 9 Shkurtit, madje ai thotë se mezi po i pritet ajo datë.

“Sa herë ka qenë në rrezik e ardhmja e shtetësisë së Kosovës, adresa e këtij populli ka qenë LDK-ja. Do të dalim bindshëm fitues në zgjedhje dhe realisht nuk po më pritet që të vijë 9 shkurti”.

E, krejt në fund, Aliu dha një mesazh të fortë sa i për kete datës 9 shkurt.

Ai u shpreh se këto zgjedhjet nuk janë për të përcaktuar një kryeministër, por fatin e madh të popullit kosovar.

“Mesazh im është që këto zgjedhje nuk janë për të përcaktuar një kryeministër, por janë zgjedhje për të përcaktuar fatin e madh të popullit të Kosovës”, tha Aliu.

Intervista e plotë: