Fadil Aliu, kandidati i LDK-së për deputet, me numrin 50, ka shpalosur prioritetet e tij për zhvillimin e Kosovës, nëse arrin të fitojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Ai për emisionin “Expose”, prodhim i GazetaBlic theksoi se angazhimi i tij për këtë garë ka ardhur nga dëshira për të kontribuar në ndryshimin e Kosovës dhe për t’i shërbyer popullit
“LDK-ja përveç që ka program të mirë, është parti që respekton vendimin e secilit kandidat. Unë, i kam hyrë kësaj gare sepse mendoj se kam çka të ofrojë për këtë vend dhe e dua shërbimin ndaj popullit”, tha Aliu.
“Secili kapitull i plan programit tonë është i dizajnuar për kërkesat e qytetarëve. Sa i përket ekonomisë, besoj se kam çfarë për të dhënë. Kërkesat ekonomike të qytetarëve do të realizohen dhe do të krijohet një zhvillim ekonomik i hovshëm, diçka që i ka munguar tash e pesë vite Kosovës”, shtoi ai.
Sa i përket ekonomisë, Aliu ka theksuar se kjo do të jetë një nga prioritetet kryesore të tij, pasi beson se ka mundësi për të realizuar kërkesat ekonomike të qytetarëve dhe për të krijuar një zhvillim ekonomik të hovshëm, diçka që, sipas tij, i ka munguar Kosovës për pesë vitet e fundit.
Një tjetër prioritet i tij është përmirësimi i administratës shtetërore.
“Prioritet tjetër i imi do të jetë administrata shtetërore, kjo për shkak të ligjeve dhe rregulloreve që shumë shpesh janë në përplasje me njëra tjetrën”.
Intervista e plotë: