• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Manaj: Kosova ka një demokraci funksionale – Duhet ta shtyejm para projektin për integrimin e Kosovës në NATO dhe Bashkimin Evropian

01/18/2025 16:10
nga:Sh R

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Shkëmb Manaj, ishte i ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashi, ku theksoi përgjegjësinë e tij të madhe si djali i njërit prej themeluesve të LDK-së dhe si bashkëpunëtor i presidentit Rugova.

Ai theksoi se projekti i themeluesve të LDK-së, i bazuar në vizionin rugovist për një Kosovë të pavarur dhe demokratike, ende nuk është realizuar plotësisht.

“Është më shumë se privilegj është përgjegjësi, që jemi sot në këtë shtëpi që është shtëpia e lirisë dhe pavarsisë së Kosovës. Babai ka qenë njëri nga bashkëpunëtorët e afërt të presidentit Rugova, dhe për mua është përgjegjësi shtesë angazhimi im në politik dhe mendoj se motivi pse jam në politikë është që jam pjesë e kësaj e kësaj trashëgimie politike dhe motivi kryesor i angazhimit tim në politik është që ta ecim tutje projektin e LDK-së që ka qenë projekt nacional për shtetin e Kosovës. Liria është realizuar, pavarsia ka ndodhur, Kosova ka një demokraci funksionale por na mbetet që ta shtyjmë para projektin për antarsimin e Kosovës në NATO dhe BE që ka qenë polmulati i LDK dhe i projektit nacional për shtetin e Kosovës. Prandaj jam pjesë e LDK-së në mënyrë të natyrshme për ta vazhduar këtë trashëgimi politike normalisht duke iu përshtaur rrethanave të kohës” ka thënë ai.

Tutje ai thotë se edhe pse ishte djali i njërit prej themeluesve të LDK-së, angazhimi i tij politik kishte qenë intersim i tij, ku tregon se angazhimi i tij në politikë ishte i hershëm.

“Ka qenë interesimi i imi, unë edhe fmi kur kam qenë kam pas intersime politike e kam përcejll edhe aktivitetin e babës por edhe aktivitetin e plotë bashkëveprimtarëve tij, jam rritur në prehrin e Ibrahim Rugovës edhe të Anton Qetës edhe Fehmi Aganit edhe të Azem Shkrelit, dhe plotë veprimtarëve tjerë dhe ky angazhim i imi është angazhim i hershëm se edhe babai kur ka qenë gjallë sepse babai është vrarë në vitin 2000, do të thotë para vrasjes së tij unë jam angazhuar në forumin e rinisë së LDK-së në Istog, dhe pastaj rrugëtimi im politik ka filluar nga Istogu dhe sot jam pjesë e kryesisë qendrore të LDK-së dhe kam qenë deputet i parlamentit të Republikës së Kosovës, gjithmonë do të thotë çdo ditë, çdo hap të veprimit tim politik e kam peshën e përgjegjësise të trashëgimisë time politike”, shtoi ai.

Manaj shprehet se vrasjet që ndodhën gjatë vitit 2000 ishin të rënda për vendin tonë, sepse askush nuk e ka menSet featured imageduar që në Kosovën e lirë do të vriteshin njerëz që gjithë jetën e tyre ia kanë kushtuar lirisë dhe pavarsisë së vendit.

“Ka pas dëshirë, e di kur jom antarsu në forumin e rinisë në LDK bë vitin 2000 ka qenë ndodhsta 5-6 muaj para vdekjes së babait, e pash që i erdh mirë, sepse ky angazhim ka qenë angazhim i vullnetshëm nuk ka qenë si shtytje edhe pastaj duke marrë parasysh rrethanat se si ndodhi vrasja e babait në prag të zgjedhjeve lokale të vitit 2000, kam vendos që të jem pjesë aktive e politikës.Ishin vrasje të rënda, ishin kohë të vështria, sepse askush nuk e ka menduar që në Kosovën e lirë do të vriteshin njerëzit që gjithë jetën e tyre ia kanë kushtuar lirisë dhe pavarsisë së Kosovës.Janë vrasje të pa ndriquara dhe vrasje që asnjëra prej tyre nuk është ndriquar, mendoj që kanë qenë vrasje të planifikuara, dhe mendoj që kanë qenë vrasje që e kanë goditur lirinë dhe pavarsinë e Kosovës. Jam i bindur që prapa këtyre vrasjeve qëndrojnë edhe armiqët e Kosvoës që nuk e kanë dashur lirinë e Kosovës dhe pavarsinë e Kosovës”, u shpreh Manaj.

01/18/2025 16:56

“LDK e vetmja parti me program të detajuar”/ Manaj tregon si do të veprojnë me Asociacionin