• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Xhaka: Për mua dhe familjen time, prioritet numër një Kosova, kam përkrahjen maksimale të djemve në këtë rrugëtim!

01/12/2025 09:38
nga:Y I

I ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin është kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ragip Xhaka.

Xhaka tregon se pse vendosi të kandidojë për deputet në Kosovë edhe pse jeton dhe vepron në Zvicer.

Ai tha se për të dhe familjen e tij prioritet numër një është Kosova.

“Për mua dhe familjen time është prioritet numër një Kosova. Kam lind jam rrit dhe mendoj të vdes në Kosovë. Ky ka qenë motivimi im që të bëj një ndryshim në vendin tonë. Diaspora dhe mërgata jonë kërkon ndryshim në Kosovë edhe unë besoj se jam i gatshëm që të filloj këtë ndryshim në Kosovë”

Ai tregon se pse vendosi të kandidiojë me numrin 34.

“Numri 34 është një numër i shenjtë për familjen tonë. Duke filluar prej djemve si junior, si profesionista, ky numër ka luajtur një ril shumë të madh në jetën tonë dhe është një numër me fat dhe çdoherë ky numër na ka prirë me fat dhe besoj se edhe këtë herë do të na prijë ky numër me fat” tha Xhaka në Blic Interview raporton “Gazeta Blic”.

Ai tregon më gjerësisht se çfarë i tha djali i tij, Graniti, për përfshirjen në politikë.

“E tërë familja qëndron pas meje, përkrahjen e kam pafund dhe besoj se edhe Taulanti edhe Graniti edhe familja ime, nëse unë arrij të bëj një ndryshim dhe kthesë në Kosovë, t’iu ndihmojmë njerzve, atëherë do të jenë edhe ata të lumtur”

Xhaka tregon se e ka përkrahjen e madhe edhe të djemve të tij në këtë rrugtim politik.

“Përkrahjen e kam prej djemve në rrugtimin tim politik por asnjëherë përzierja e tyre në politikë, asnjënjëherë. Ndihmën e tyre e kam mbështetjen e kam në rrugtimin tim politik qysh unë i kam mbështet dhe përcjellë ata derisa janë bërë profesionistë, ashtu edhe ata do të më mbështesin mua në rrugtimin tim politik”

“Dega në Zvicër e PDK-së ka një strukturë mjaft të fortë dhe të organizuar dhe besoj që me organizimin tonë në Zvcër do t’ia dalim dhe bëjmë një kthesë shumë të madhe. Unë e njoh Zvicren dhe territorin e Zvicres dhe plotësisht jam i bindur se është bërë një kthesë shumë e madhe nga partia jonë në Zvicer për shkak se diaspora e ka kërkuar këtë angazhimin tim, e ka kërkuar një mënyrë menaxhimi tjetër, edhe e ka kërku një kthesë. Kështu që unë jam detyru me strukturën time të veproj në çdo mënyrë, në mënyrë demokratike dhe korrekte.Nëse do të jem deputet në parlamentin e Kosovës do të jem deputet i krejt mërgatës” tha Xhaka në Blic Interview raporton “Gazeta Blic”.