• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Selver Xhelili, PDK: Me përvojën time në biznes, do të ndihmoj në zhvillimin e Kosovës

01/11/2025 16:41
nga:G C

Selver Xhelili, kandidat i PDK-së për deputet, ka theksuar angazhimin e tij për të kontribuar në të mirën e qytetarëve të Kosovës.

Ai shpjegoi se me përvojën e tij në biznes, si dhe njohuritë që ka fituar në fushën e turizmit, si në Kosovë ashtu edhe jashtë saj, ai mund të sjellë kontribut të rëndësishëm në ekipin e ardhshëm qeverisës.

“Unë jam i fokusuar që të jap një kontribut për të mirën e qytetarëve të Republikës sonë. Me ato politikat e mija të cilat i kam pas në kuadër të biznisit, poashtu edhe me njohurit të cilat i kam në jetën biznisore, si në Kosovë, edhe jashtë Kosovës, mund t’i shfrytëzojë kapacitetet e mija që të jem pjesë e ekipit të ardhshëm”, tha Xhelili.

Xhelili kujtoi se 20 vjet më parë ka qenë kryetar i studentëve të Universitetit të Prishtinës dhe ka zhvilluar një karrierë të suksesshme në biznesin e turizmit në Shqipëri.

“Unë para 20 vitesh isha kryetar i studentëve të Universitetit të Prishtinës, pastaj fillova me biznis për turizëm në Shqipëri, ku kam dhënë një kontribut të madh sa i përket zhvillimit të turizmit në bregdetin shqiptar, ato suksesi që i kam zhvilluar në Shqipëri, kam arritë të marrë vendim për t’u kthyer në vendin tim, pra në Kosovë”, tha ai.

“Unë, kam filluar në vitin 2006, në kuadër të hoteleve në Durrës, pastaj në vitin 2012-2013, kam kaluar në pjesën e jugut, ku sot kemi hotele dhe prona të cilat i menaxhojmë”, shtoi Xhelili.

Ai theksoi se nuk ka zhgënjyer besimin e qytetarëve dhe beson se do të ketë mbështetje të fortë për ta votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Asnjëherë nuk i kam zhgënjyer ata që më kanë besuar dhe shumë qytetarë të Kosovës që kanë ardhë në Shqipëri, besoj që do t’i kem edhe votues”, tha Xhelili në Blic Interview me Astrit Gashin.