I ftuari i radhës në Blic interview me Astrit Gashin është kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike nga Istogu, Dr.sci Besim Mulaj.
Mulaj tha se LDK-ja e ka nisur jashtëzakonisht mirë dhe fuqishëm garën.
Ai tha se edhe kësaj radhe do të dëshmohet se Istogu do të jetë një bastion i fuqishëm i LDK-së.
“Natyrisht që Istogu e ka simbolikën e vet për shkak se edhe presidenti Rugova siç e the është nga Istogu edhe pse ka udhëheq LDK-në dhe Kosovën për 10 vite e më shumë. Natyrisht ne si LDK në këtë garë kemi fillu jashtëzakonisht mirë, fuqishëm, dhe mendoj plotësisht duke u bazuar jo vetëm tani në sondazhet e fundit dhe perceptimet që i shohim gjatë diskutimeve me qytetarë por edhe duke analizu gjedhjet lokale të fundit ku LDK-ja nga një rënie jashtëzakonisht e madhe u kthye si parti e parë edhe në komuna edhe në numër të votave. Besoj që edhe kësaj radhe do të dëshmohet dhe Istogu patjetër do të jetë një bastion i vendosur dhe i fuqishëm pro LDK-së si gjithmonë” tha Mulaj për Blic Interview raporton “Gazeta Blic”.
Mulaj u pyet nga gazetari Gashi se si ky bastion i LDK-së u humb në zgjedhjet e fundit duke u bërë bastion i LVV-së bashkë me Guxo.
Ai u përgjigj duke thënë se “u krijua efekti negativ për LDK-në dhe se elektorati është rikthyer në mbi 95%”.
“Në atë kohë ishte ai momenti i asaj frymës që u kriju por në fakt tashmë edhe në zgjedhjet lokale kjo është vërtetu por edhe në perceptimin nga takimet që i kemi me qytetarë, unë besoj shumë dhe duke pa terrenin për momentin nuk vërej që ka diku ‘Guxo’. Partia ‘Guxo’ nuk ekziston për momentin. Në atë kohë u krijua efekti negativ për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe natyrisht Presidentja , Vjosa Osmani, e mori një pjesë të elektoratit e cila mund të them plotësisht për në Istog por edhe në krejt pjesët e Kosovës veq ka fillu e është rikthy mbi 95%. Elektorati që kishte shkuar në Guxo i është kthyer LDK-së. Kjo matet edhe nga takimet që i kemi me qytetarë, me familje të tëra të mëdha edhe biznese të caktuara që në atë kohë ishin pro Vjosës sesa partisë ‘Guxo’, janë kthy, edhe janë të vendosur që të jenë prap pro Lidhjes Demokratike të Kosovës si alternative e vetme dhe më e mira për Kosovën. Nuk e di se egziston për momentin Lista ‘Guxo’ në Istog, është rikhty në LDK, kjo është mëse sigurtë” tha Mulaj në Blic Interview raporton “Gazeta Blic”.