Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, thotë për Expose se Kurti kishte trashëguar programin qeverisës nga koalicioni LDK-VV, përfshirë dhe premtimin për banesa për çiftet e reja, për të cilat premtime ai vlerëson se qeveria s’ka kapacitet e as dije për t’i realizuar.
“Programi i qeverisë Kurti është trashëgu nga koalicioni LDK-VV, programi në pjesën përmbajtësore të saj në projekte kapitale në investime, duke përfshirë edhe trajtimi i çifteve të reja përmes banimit dhe i grupmoshave të tjera përmes mbështetjes në studime, start-up në periudhën kur hynë në treg të punës, deri te investimet kapitale kanë qenë pjesë e LDK-së, por nuk kanë kapacitet dhe dije me i menaxhu dhe me i zbatu, në asnjë mënyrë dhe asnjë formë. Ajo pjesë mbetet vetëm dëshirë që ne ia atribuojmë si premtim parealizues, si dështim definitivisht. Por LDK në programin e rrugës së re i ka arrit me i rikthy rrugën e re për Kosovën jo për LDK-në, jo për ideologjinë e saj apo për votuesin e saj, por për Kosovën”, është shprehur ai./Gazeta Blic/