• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Ish-Komandanti i UÇK-së: Ikjet nga Forcat e Armatosura janë problem për tërë Ballkanin

10/27/2024 22:13
nga:G C

E, ish-komandati i UÇK-se, Nuredin Ibishi tha se kjo situatë nuk është unike për Kosovën, por një problem i përbashkët për të gjithë Ballkanin.

Ai theksoi se arsyet për këtë fenomen janë të shumta, përfshirë pagat e ulëta dhe kushtet më të mira jetësore që ofrohen në perëndim

“Nuk është asgjë e re nëse e krahasojmë me pjestarët e Forcave të Armatosura të vendeve të rajonit psh me Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Serbi dhe vendeve të tjera, përafërsisht kemi këtë trend në ikje apo të lëshimit të Forcave të Armatosura. Arsyet janë nga më të ndryshmet, sidomos vendet e Ballkanit si pjestarët e Forcës së Sigurisë po ashtu edhe të institucioneve të tjera kanë tendencë të gjejnë punësim në perëndim. Një nga arsyet është paga relativisht e ulët në krahasim me vendet e tjera por edhe kushte më të mira jetësore që po gjejnë mundësi sidomos të rinjtë që kanë një performancë më të mirë . Përveç pagës janë edhe çështje të tjera jetësore pasi përnjëherësh është një ndryshim i jetës pasi i nënshtrohet rendit dhe disiplinës pra një sistemi ushtarak që është relativisht i rënduar në krahasim me opinionet që ka krijuar për Forcën e Armatosur”, tha Ibishi.

“Për këta pjestarë të FSK-së duhet të mendohet më shumë sidomos me ngritjen në karrierë, për çështjen e sigurimeve shëndetësore, çështje të banimit dhe disa aspekte të tjera dhe kjo do ta kishte ndal këtë trend në rritje të boshatisjes dhe lëshimit të radhëve të Forcës së Armatosur. Por po them kjo nuk është vetëm risi për Kosovën por është për të gjithë Ballkanin ngase tendencat janë që të rinjtë të gjejnë punësim në Perëndim”, shtoi ai.

Krahasa kritikave të mëdha që erdhën për Qeverinë Kurti, Nuredin Ibishi thotë se këta të fundit kanë bërë avancime të mëdha për sigurinë, madje sipas tij, cfare ka bërë Albin Kurti s’ka bërë asnjë Qeveri tjetër.

“Vështirë me gjet një pagë mesatare të kënaqshme por ato sillen në Kosovës: ushtari merr rreth 450-500 euro ndërsa oficeri varësisht prej rangut ka nga 900-1200 euro. Eshtë e nevojshme të rriten pagat me qëllim që ky profesion të jetë joshës për të rinjtë dhe të rejat”, tha Ibishi.

“Mendoj që Qeveria Kurti ka bërë avancime të mëdha në aspektin e ngritjes së buxhetit që është kërku për anëtarësim në NATO. Gjithashtu ka bërë që FSK-ja t’i plotësojë konditat në kuptimin e fazës së tranzicionit, çështjet rreth integrimeve euro-atlantantike edhe në partneritetin për paqe edhe në Kartën e Adriatikut janë ato prioritete që Qeveria Kurti ka bërë një avantazh. Kemi patur një ngecje me rastin e shqiptimit të sanksioneve kur ka të bëjë me stërvitjet e përbashkëta në kuadër të NATO-s. Mnedoj se Qeveria Kurti ka bërë avantazhe të caktuara edhe në ngritje të buxhetit për FSK-në që është jashtëzakonisht e rëndësishme, pajisjen me armatim modern që realisht asnjë Qeveri më herët nuk ka patur guxim ta bëjë por që pasojat e sanksioneve realisht janë pa”, shtoi ai.