• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Quni paralajmëron: Shumë shpejt do të kërkojmë nga autoritetet, arsyet e dorëheqjeve të ushtarëve nga FSK-ja

10/27/2024 21:37
nga:G C

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, ka shprehur shqetësime në lidhje me rënien e interesit të rinjve për t’u bërë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe me numrin e dorëheqjeve nga kjo institucion.

“Ka kohë që na shqetëson ky fakt. Nuk kemi parë interesim të mjaftueshëm të rinjve për t’u bërë pjesë e FSK-së,” deklaroi Quni, duke theksuar se është e rëndësishme të kuptojmë arsyet pas kësaj situate.

Ai përmendi se ende nuk janë të dhëna të sakta në lidhje me numrin e dorëheqjeve të ushtarëve, por shprehu besimin se gjatë takimit të parë të Komisionit për Siguri, kjo çështje do të merret në shqyrtim serioz.

“Do të kërkojmë nga autoritetet që të japin shpjegime mbi shkaqet dhe arsyet e këtyre dorëheqjeve,” shtoi për Expose, prodhim i GazetaBlic.

Quni theksoi se angazhimi dhe motivimi i rinisë për t’u bashkuar me FSK-në janë të rëndësishme për forcimin e sigurisë dhe stabilite.