Gjejlone Haradinaj për të gjithë ata që nuk e njohin është gruaja e ish-komandantit të UÇK-së, Nasim Haradinaj.
Haradinaj në rrëfimin e saj për dokumentarin “Expose” tregon njohjen me të, sfidat dhe në fund triumfin.
Ajo me buzëqeshje thotë se e kishte pyetur zotin Haradinaj nëse ajo i plotësonte kushtet për të sepse të njëjtin e kishte patur gjithmonë idol.
Shembull i mirë për të në këtë familje luftarake ishte vjerra e saj për të cilën shprehet me shumë emocione.
“Unë e Nasimi në shkollë kemi qenë një gjeneratë, jemi shokë gjenerate. Kur u burgos Nasimi në vitin 1981, flisnim me të se ai ka qenë jashtëzakonisht I fortë në burg dhe unë gjithmonë e mendoja Nasimin si Avni Rrustemi në fakt (qesh). I kisha taku nënën dhe motrat e Nasimit, një familje jashtëzakonisht luftarake, jashtëzakonisht patriotë dhe unëgjithmonë duke lexuar librat e Shqipërisë edhe unë e pata atë ndjenjën kombëtare se Kosova do të lirohet një ditë. Kur Nasimi doli nga burgu më ofron mua që të martohem me të dhe unë mendoj ‘a është e vërtetë që unë I plotësoj kushtet me marr këtë njeri’. Për mua ishte shumë madhështor, familje jashtëzakonisht revolucionare, vjehra ime ka qenë një grua stoike, heroinë, edhe kunatat e mia. I kanë mbijetu të gjitha asaj që ka bërë Serbia dhe UDB-a në atë familje. Mu duk një ndihmë e vogël që unë mundem me ba vetëm me marr Nasimin, idoli im. Njëherë I thashë ‘se di a i plotësoj kushtet për ty?- Thotë, patjetër që i plotëson edhe u bashkuam bashkë”
“Për atdheun nuk është asnjëherë shumë. Eshtë interesant me e dit se kur kemi hyrë në burg unë e Nasimi dhe kur kemi dal jemi martu. Erdha unë, isha gëzimi i shtëpisë e bëra gjallëri në atë shtëpi se ishin kohëra shumë të vështira. Njerzit e fshatit nuk guxonin të vinin tek ne sepse ishte jashtëzakonisht periudhë e vështirë. Gjithmonë kam qenë në një familje që dinë me luftu, dinë me jetu. Ka qenë një shembull jashtëzakonisht i mirë vjehrra ime. Gjyshja e Nasimit dhe motrat kanqë qenë gra heroina që unë e kam vazhdu rrugën e tyre, kam mësuar jashtëzakonisht shumë prej tyre. Po shpresoj se vetëm pak kam bërë unë çfarë ata kanë bërë vjehrra, kunatat dhe gjyshja e Naismit” tha Gjelone Haradinaj për dokumentarin “Expose” raporton Gazeta Blic.
/Gazeta Blic/