• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

“Ky nuk është cist, është një tumor”- Rrëfimi emocionues i të mbijetuarës nga kanceri i gjirit, Gjejlone Haradinaj!

10/13/2024 21:02
nga:Y I

“Zonja Haradinaj, ky nuk është cist, është një tumor”

Kjo ishte përgjigja që iu dha të mbijetuarës nga sëmundja e kancerit të gjirit, Gjejlone Haradinaj, gjatë një kontrolli në Suedi, pas vizitës në Prishtinë ku i ishte kumtuar që s’kishte asgjë.

Ajo në një rrëfim për dokumentarin “Expose” tregon kalvarin e vuajteve që kaloi gjatë katër viteve, zhgënjimin me mjekët në Kosovë për diagnostifikimin e gabuar dhe në fund triumfin me sëmundjen e kancerit.

“Tani në shtator janë bërë katër vite që unë e kuptova që e kam një gjëndërr edhe menjëherë i tregova Nasimit. Isha në Kosovë, e caktuam kohën tek radiologu, për me pa se ç’ka është gjëndrra sepse është me shumë rëndësi që menjëherë me reagu. Shkuam në Prishtinë, e bëmë mamografinë edhe ultrazërin, dhe radiologia thotë se nuk është asgjë shqetësuse është vetëm një cistë. Duke i besu uniformës kemi shkuar në dhomën tjetër e ka marrë një gjilpërë dhe e ka fut tek tumori sepse ka qenë tumor për me ba një zbrasje. Pasaj e kam marrë vesh se ka qenë një tumor dhe rezultati ishte kancer. Pasi e zbraz ma jep në një letër për t’a dërguar në laborator….. unë nuk e di se çfarë ka marrë aty por ne nuk shkuam në laboratorin që ajo na dha numrin por në laboratorin e parë e lamë atë që na dha dhe na thanë se ditën e nesërme e merrni rezultatin. Të nesërmen e morëm përgjigjen se nuk është asgjë serioze por duhet të kontrollohet dhe unë u qetësova. Pastaj Nasimi u burgos dhe unë çdoherë e kisha në kokë që duhet të shkoj në Suedi me e ba operacion atë cistën që ‘nuk ishte asgjë’ që tha radiologia. Shkova në Suedi për festat e fundvitit edhe caktova menjëherë kohën për të bërë mamografinë dhe ma caktuan një kohë për të bërë operacionin. Shkova tek radiologia i thash e kam një cist, ajo më pa dhe më tha “Jo zonja Haradinaj, kjo nuk është cist, është një tumor i cili sipas biopsisë caktohet se ç’ka është”. U bë biopsia dhe del që kam kancer 5 centimetra e gjysëm, metastaza ndër-sqetull dhe jashtëzakonisht i rrezikshëm .Ky kancer ec shumë shpejt po kimio-terapia e sulmon më lehtë dhe kjo ishte shpresa ime” tha ajo për dokumentarin Expose raporton Gazeta Blic.

Haradinaj tregon se ishte e pabesueshme në fillim për të, fakti që tashmë ishte me kancer, pasi çdoherë kishte qenë e kujdesshme për shëndetin.

Ajo tregon me emocione momentin kur i kishte treguar bashkëshortit të saj, i cili ndodhej në Hagë, se vuante nga kjo sëmundje.

‘Mos u shqetëso, Nasim, unë do ta kryej këtë, do ta gjuaj në ‘bërllog’, i kishte thënë ajo bashkëshortit shprehet për dokumentarin Expose.

“Ishte një bombë për mua, Nasimi ishte në burg, ishte kohë pandemie, isha vetëm aty. Ishte e pabesueshme, e para gjë që kam mendu është si unë kam kancer sepse isha shumë e kujdesshme për shëndetin, çdoherë kam qenë e koncentruar sepse kisha punuar gjatë si motër medicinale, por thashë ‘po mundet gjithçka me ndodhë’ por sërish ishte një shok për mua. Mendoja si t’ia jap Nasimit lajmin dhe vajzës Shqiponjës. Unë isha menjëherë e hapur me tregu për sëmundjen, jo me e fsheh, por se familja duhet të informohet menjëherë. Nuk ishte ai mentaliteti se ‘nuk duhet me dit’ por menjëherë duhet t’a dinë pra i tregon, pastaj fillon kriza dhe mandej duhet me luftu. I thashë Nasimit mos u shqetëso, unë do ta kryj këtë, do ta’ gjuaj në bërllog’ për me qetësu atë pasi ishte larg. Fjala e parë që më ka thënë onkologu ishte “Zonja Haradinja do të bëjmë gjithçka për me të shëru ty, tani është 90% mbijetesa në Suedi” dhe mua ajo më qetësoi shumë me thënë të drejtën. Thashë me vete me siguri unë jam ajo që do t’a luftoj dhe do t’a fitoj betejën. Edhe filloi kimio-terapia por çdoherë në kokën time muajin e parë ka qenë shqetësimi pse në Kosovë dy radiologe s’kanë mujt me vërejt. Kjo ka qenë shqetësim për mua jashtëzakonisht i madh mos-kujdesi i saj dhe kam mendu çdo ditë kush shkon tek ajo çfarë përgjigje merr. Sa fatkeqi ka qenë për mua për 3 muaj me u rrit 3 centimetra dhe kur unë e kam kontrollu ka qenë 2 centimetra. Dmth shpuerja e parregullt e radiologes më ka shkaktu mua dëme jashtëzakonisht të mëdha. Po nuk do të isha në Suedi ndoshta s’do të isha këtu sot”

Por a ka menduar ndonjëherë të marra masa ligjore ndaj mjekëve në Prishtinë për diagnostifikim të gabuar dhe rrezikim të shëndetit, Gjejlone Haradinaj?

“Unë kam dal përmes mediave, jo personalisht atë me dëmtu për interesat e mia, absolutisht jo, po shpëtim jete, kujdes e vetdijësim më të madh. Unë besoj se ajo ishte dasht të më thërrasë mua dhe kërkoj falje plus me qenë shumë më e kujdesshme ndaj të tjerëve, ky është mesazhi im. Nëse vetëm një person e shpëtoj sot kur flas se e kontrollon gjirin, kjo për mua është kënaqësi. Ky është mesazhi im, i jetës time, me shpëtu jetë dhe vetdijësim të mjekëve. Sepse simptomat e kancerit të gjirit janë më të lehta se të kancereve të tjera e mos-kujdesja e mjekut me shku deri në fatalitet, kjo për mua është shumë shqetësuese. Ne si gra duhet të jemi të kujdeshshme ta kontrollojmë gjirin, mos të frikësohemi dhe të shkojmë tek mjeku, dhe të bëjmë kontrolle. Nuk kam pas shumë kohë me u angazhu, jo për me dënu mjeken, por me ua ngrit vetdijen mjekëve, ky është mesazhi im. Gjithmonë them të ngritet vetdija e qytetarëve për shëndetin dhe e mjekëve për vetdijësimin e shëndetit. Me thënë të drejtën unë nuk ndjehem shumë e sigurtë këtu prej uniformës, kjo është shumë shqetësuese” tha Haradinaj për Expose raporton Gazeta Blic.

/Gazeta Blic/