• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Kërquki: PDK do të hynte në koalicion me VV, vetëm nëse do ta fitonte pozitën e kryeministrit

06/22/2024 15:27
nga:Sh R

I ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin është gazetari i njohur Leonard Kërquki.

Kërquki thotë se nëse bëhet koalicioni mes PDK dhe VV, PDK do të hynte me kushtin për Bedri Hamzën kryeminitër, ose duke shkëmbyer presidencën.

“Me Bedri Hamzën kryeministër, ose duke shkëmby pastaj presidencën. Për president do të jetë shumë e vështirë, sepse 80 deputetë duhet me marrë pjesë në votim, kshtu që është jashtëzakonisht e zorshme. AAK nuk hyn me NISMËN nëse nuk e ka një premtim që Haradinaj mund të jetë president i vendit, pra nuk besoj që pranon me gy me VV nëse nuk i hapet mundësia për president, unë mendoj që të njëjtën AAK e kërkon për me hy me opozitën” thotë ai.

Tutje shton se të gjitha këto i thjeshton vetëm një gjë, vetëm nëse VV i merr prap 50%, gjë e cila mund të ndodh.

“Vetëm një rezultat i thjeshton këto gjëra, nëse VV i merr prap 50%, që unë nuk po besoj që kjo mundet me ndodh.Asnjë parti politike nuk ka njerëz për me qeveris e vetme gjitha institucionet”, thekson ai.

Kërquki potencon se deri më tani qeveria më e mirë dhe më kompetente që ka pas Kosova, ka qenë ajo mes LDK dhe VV-së.

“Unë mendoj që qeveria më e mirë e Kosovës dhe më kompetente ka qenë në lëtër më e mira ka qenë LDK – VV, kanë pas një program të qartë, kanë pas ministra fantastik dhe ka pas mundësi me kry punë si përbamje, pushteti ka qenë i balancum i ndam përgjysëm mes dy partive, dy partit kishin garu me njëra tjetrën se cila po i ka ministrat më të mirë, cilët përformojnë më mirë të dy partitë e kishin kontrollu njëra tjetrën”, shtoi ai.

Gazetari Kërquki, thotë se Kurti nuk ka njerëz që ti qeverisë të gjitha institucionet

“Albin Kurti nuk ka njerëz për me i qeverisë krejt institucionet, dhe nuk i ka gatishmërinë për me dal përtej lëvozhgës së vet. Albin Kurti ka pas mundësi me marr secilin prej atyre që ne i konsiderojmë si njerëz të duhur për pozita udhëheqëse, asnjërin prej tyre nuk e ka marrë. Sot VV qeveriset prej njerëzve si puna e Arbërie Nagavcit, që i thotë Orhan Pambuku, niveli është i frikshëm, nëse nuk ia din emrin një nobelisti të shquar ëshë kogja problematike. Ky ka mujt me zgjeru këtë koalicion, ka mujt me zgjeru me njerëz të partive tjera, të botës akademike, këta që i kemi pa që i ka këta nuk i mjaftojnë për me pas një pushtet që munden me i sjell edhe këtij vet rezultat”, thotë Kërquki.

Tutje ai thotë se deputetët e Kurtit, pa Kurtin nuk do kishin hyrë as në parlament, pasi që këta të gjithë i votojnë për shkak të Albinit.
“Vetmjaftueshmëria, të mjafton vetja jote, psh Kurtit i mjafton vetja, deputetëve të Kurtit iu mjafton Kurti. Këta pa Albinin efektivisht nuk hynë as në parlament, këta deputet që munden me i votu dikush përtej shpis tyne, jo, i votojnë për shkak të Albinit, unë mendoj që ky është gabimi më i madh që ka bërë Kurti”, shprehet ai.

Ai thekson se Kurti e ka humb shancën për me qenë një pushtet transformues.

“Unë mendoj që Albin Kurti e ka humb një shancë për me qenë një pushtet transofrmues në disa kuptime, unë kam mendu që një pushtet me Kurtin ka me qenë më emancipues më iliminues ka me pas njerëz më të duhur dhe më të shkolluar. Ardhja e një partie prej opozite, që i mund të gjitha partitë që kanë qeverisë për 20 vjet, është një kapërcim i madh pse nuk e shfrytëzon këtë për me qenë më iluminues sesa ke dal, në fakt ky ka dal shumë më i thjesht sesa edhe tjerët”, përfundoi Kërquki.

12/14/2024 18:49

Mulaj: Qeveria Kurti mbron korrupsionin dhe dështoi në çdo fushë, VV-ja nuk do të dalë e para në zgjedhje