• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Kërquki: Nuk iu besoj sondazheve/ Ka pazarexhi, thjesht kush paguan më shumë ia bën sondazhin ma mirë!

06/21/2024 21:33
nga:Y I

Drejtuesi i emisionit Pressing njëherësh gazetari, Leonard Kërquki, është i ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin.

Të njëjtit kanë folur për sondazhet dhe si i njëjti në 2019 ja kishte qëlluar saktë rezultatit.

Kërquki tha se ka një përshtypje që gazetarët i’a qëllojnë shumë më shumë sondazheve se sa munden me ia qëllo ato që bëjnë sondazhe .

“Ne gazetarët e kemi një mundësi se kemi vazhdimisht qasje në sondazhe, diskutime, prognoza, ne jemi si ‘bleta që e mbledhim nektarin’ dhe rrjedhimisht një interpretim dhe një ndjesi apo intuidë që mundet me pas një gazetar, nuk mendoj se është vështirë për me ia qëllu rezultatit. Atëherë ka qenë pak më vështirë se ka qenë rezultati më i ngushtë, edhe sot kam përshtypjen që gazetarët ia qëllojnë shumë më shumë sondazheve se sa munden me ia qëllo këto që bëjnë sondazhe sidomos në këtë kohë”

“Në zgjedhjet e fundit unë kam qenë njëri prej atyre që ua kam huq shumë fuqishëm, e kam pa rezultatin logjikisht, edhe logjikisht kam provu me interpretu si të pamundur se Vetëvendosje i merr 50%. Unë e kam parë këtë subjekt politik tek 45%, por jo më shumë, për shkak se logjikisht nuk kam mendu se mundet me ndodh. Logjikisht nuk është mire me interpretu politikën se nuk është operacion logjik në shumicën e rasteve. Në vitin 2021 as ambienti ku kemi vepru nuk ka qenë normal, ka qenë një periudhë e rëndume, besoj se edhe ajo ka refklektu në rezultat zgjedhor” tha Kërquki.

Ai tha se nuk i’u beson sondazheve.

“The diçka përpara se me hy në intervistë që më pëlqej the “diçka ja kanë huq mostrën” . Edhe unë kam këtë përshtypje tek pjesa serioze e kompanive që i bëjnë sondazhet . Eshtë një garë mes LDK-së dhe PDK-së se cili po del i dyti dhe kjo po reflektohet tek ata që po bëjnë sondazhe. Njerzit që bëjnë sondazhe i bëjnë aktualisht por në sensin pazarxhi edhe e kam parasysh njërin prej tyre që absolutisht për të kurrfarë shkence nuk ka, thjesht kush paguan më shumë ia bën sondazhin ma mirë edhe fatkeqësia është që ai ka pas zgjedhje e zgjedhje që ka vepru kështu edhe është trajtu seriozisht prej partive politike. Kështu që nuk iu besoj sondazheve” tha ai raporton Gazeta Blic.