I ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin është gazetari i njohur Leonard Kërquki.
Kërquki tha se drejtuesit e emisioneve nuk duhet të mbajnë qëndrime dhe emisionet prime-time të mos përdoren si një platformë e moderatorit siç ai don vetë.
Ai tha se të njëjtit janë të obliguar t’i prezantojnë të gjitha palët.
“Ne moderatorët duke qëndru me analista, me politikanë, me njerëz të ndryshëm e kemi kriju përshtypjen se edhe ne po dimë më shumë se sa ata që janë nëpër studio. Unë nuk mendoj se është me rëndësi mendimi sa është qëndrimi aktualisht nëpër studio televizive. Tjetër është me pas mendim e shumë më e rëndësishme është me pas qëndrim. Ne nuk guxojmë të kemi qëndrime, mundemi me pas mendime por qëndrime është e pamundur për shkak se realisht kjo është klishe por është e vërtetë “emisionet e prime-time që janë emisione qëndrore të televizioneve nuk munden të përdoren si një platformë e moderatorit të caktuar për me përdor atë si don vetë”, e ka të obliguar me i prezantu të gjitha palët por kjo nuk ndodh çdoherë.Mendoj se edhe unë edhe secili kur të fillojmë me mbajt qëndrime të forta në emision jemi duke abuzuar me emisionin dhe hapësirën. Është shumë me rëndësi me pas këtë korrektësinë brenda emisionit. Ke mundësi të tjera me shkru kolumne, që s’po shkruan më askush, ke mundësi të bësh video për facebook, mundesh me dhanë intervista si kjo e jona sot psh që mundem me shfaq qëndrime por në emision nuk do të duhej të kishte” tha Kerquki në Blic Interview.
I pyetur nga gazetari Gashi se sa janë të ‘rrezikshme’ mbajtja e qëndrimeve nga drejtuesit e emisioneve, Kërquki pati këtë përgjigje.
“Nëse mban qëndrime mundesh me i shkaku dëme emisionit me mos-ardhjen e mysafirëve por është edhe jokorrekte për shikuesin tëndë për shkak se prej teje nuk kërkon ai me i ‘shit mend’ për politikë e as me dhënë qëndrim ti si moderator. Mendoj se barra e një emisioni si i joni është barra e televizionit. Psh Pressing, Debat Plus, Politiko, Rubikon në një mënyrë e bajnë barrën e një televizioni dhe për atë punë duhet një paanshmëri.Nëse Presing merr një qëndrim të cakatur politik pastaj komplet televizioni e merr të njëjtin hijëzim të Presingut kështu që për këtë punë mendoj se është me rëndësi korrektësia e moderatorëve në këto emisione që janë qëndrore të televizioneve tona” tha ai në Blic Interview raporton Gazeta Blic.
/Gazeta Blic/