Ciceroni i kompleksit memorial “Adem Jashari”, Xhevat Imeri në një rrëfim për dokumentarin ‘Expose’ na tregon se numri i vizitorëve në Kompleks është jashtëzakonisht i lartë.
Ai thotë se që nga paslufta, numri i tyre ka arritur rreth 18 milion.
“Numri i vizitorëve në Kompleksin “Adem Jashari” gjatë këtyre viteve ka qenë diku rreth 16 milion që nga paslufta, por ndoshta për 1 ose 2 milion mund të jetë më i madh meqenëse kanë ardhë shumë që nuk janë shënuar në librin e vizitorëve. Vetëm vitin e kaluar e kanë vizituar afërisht një milion, ndërsa nga 1 janari deri tani llogaritet 500 mijë veta” tha Imeri për Expose.
Më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, në Prekaz të Skenderajt, forcat serbe sulmuan shtëpitë e familjes Jashari, duke lënë të vrarë mbi 50 anëtarë të kësaj familjeje.
Më 24 mars të vitit 1999, filluan sulmet ajrore të forcave të NATO-s kundër caqeve serbe në Kosovë dhe në Serbi.
Pas 78 ditësh bombardime të NATO-s, Sllobodan Millosheviqi, u dorëzua në qershorin e vitit 1999 dhe pranoi Marrëveshjen e Kumanovës.
Më 10 qershor, Këshilli i Sigurimit miratoi Rezolutën 1244, me të cilën vendosi administratën e përkohshme të OKB-së në Kosovë dhe fuqizoi praninë ushtarake të KFOR-it.
Kosova, në partneritet me bashkësinë ndërkombëtare, ndërtoi institucionet e saj, të cilat më 17 shkurt të vitit 2008, shpalli pavarësinë e Kosovës.
/Gazeta Blic/