Gazetari i njohur, Berat Buzhala, ishte i ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin.
Buzhala në hyrje të intervistës ka folur për kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.
Ai tha se i njëjti është i ndjeshëm ndaj kritikave dhe se i shkon ‘mallin e Hashim Thaçit’.
“Ja çfarë po më pengon mua tek Lumir Abdixhiku, është pak si shumë fragjil ndaj kritikave, më çon ngapak mallin e Hashimit. Thaqi ka patur qef me pas të kontrolluar panelin, me dit saktësisht kush është prej panelistëve. Kjo më pengon dhe pastaj ai mllefi ndaj gazetarëve, s’ka rëndësi pse polemizon, sepse edhe Edi Rama polemizion me gazetar. Mua s’më pelqen strategjia. ‘Ermal Panduri mundet me nejt me Manxhukën por ti s’mundesh me ndërtu kauzë sepse duhet me qenë dhe një listë gjërash të tjera.’ Vetëvendosja ‘ta maronte’ skemën bile të pëlqente, edhe ti që ishte në anën tjetër thoje mirë e ka, se paska edhe aq keq. Nëse nuk ‘flejnë tullat me ra në vendin e vet ma mir mos u fut andej’. Prej teje po i bëj thirrje edhe Lumirit ‘kjo me statuse nuk ec, këtyre ju ka dhez nuk ec ma’ tha Buzhala në ‘Blic Interview’.
I njëjti foli edhe për çështjen më të ‘nxehtë’ të momentit, dinarin.
Ai tha se amerikanët janë të shqetësuar për precedentin.
“BQK-në e ka bërë Amerika, ti e din, ekspertët financiarë. Kur u nda Kosova në vitin 1999, Amerika ka thënë mua ma ma leni sigurinë, BQK-në. BE-ja pati marrë ekonominë, termocentralet, etj. Për mua është absolutisht e pafalshme, fëminore, nëse ti po don me marrë qoftë edhe këtë vendim, se për mua dinari tani u bë problem se nuk ishte problem. Kjo puna e shpërlarjes së parave është tema më qesharake . Nëse ti takohesh çdo të enjte me Hovenierin, presidentja Osmani, Albini e ka një herë në javë dhe ti s’i thua se duan ta marrim një vendim të tillë. Pse s’po i thua nëse ka me pas impakt tek minoritarët serb këtu. Amerikanët janë të shqetësuar sipas meje për precedentin, pra çfarë preism ne nga kjo Qeveri, ne i kemi ushtarët tanë këtu, e ti don të marrësh tema të kësaj natyre që mund të ngjallin frustrim, ti spo na pyet ne e po pret të të mbrojnë në OKB” deklaroi Buzhala në ‘Blic Interview’ raporton ‘Gazeta Blic’.
VIDEO: