• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

“Ku je Albin, hajde ndale”, Abrashi flet për draftin e Asociacionit të publikuar nga Ramadani e opozitës i thotë: Tregoni kush e solli Doruntinën?

11/17/2023 21:58
nga:G C

Deputeti i VV’së, Artan Abrashi në Blic Interview me Astrit Gashin thotë se arsyeja kryesore pse Kosova është në këtë situatë, janë vendimet e ish-qeveritarëve.

Abrashi ka përmendur edhe fjalët e ish-qeveritarëve ku sipas tij, Asociacionin dikur ata e quanin OJQ.

“Kjo është përpjekje e vazhdueshme e jona, e mbaj mend atëherë kur është bërë marrëveshja më karakter teknik për fusnotën që iu vendos Kosovës, thojshin është fluskë bore, e kur fillojë me u bë ortek kjo punë, thanë: Albin, hajde ndale, ku i ke fjalët?. Të njejtën kohë, kur thonin këta që kjo që po quhet Asociacion, s’është kurgjo veç një OJQ, e në fund pikërisht ata që e shtynë përpara këtë projekt, thanë: Kadale, se është rrezik i madh për Kosovën, hajde Albin ndale”, thotë Abrashi.

Abrashi shton se kryeministri Kurti po mundohet të bëjë gjithqka për të mirën e vendit, teksa shton se opozita duhet të dal e të pranojë gabimin që ka bërë.

Sipas tij, një gjë e tillë nuk do të ndodhë asnjëherë.

“Pra, Albini po përpiqet që të bëjë maksimumin, por pse bre e bënët? A ju kemi thënë?. Edhe kur kemi seancë, deputetët e opozitës thojnë: Hë, qe e bënët Zajednicë, hë qe i keni hëngër fjalët, por gjithmonë i ikin një pyetjeje: Kush e solli, apo kështu në mënyrë ironike: Kush e solli Doruntinën?. Po ikin prej përgjigjes”, tha Abrashi.

“Ata duhet të dalin e të pranojnë që ishte gabim i tyre dhe e di që kjo kurrë nuk do të ndodhë. Ata dëshirojnë që ta nxjerrin Albin Kurtin sa më keq, duke harruar krejt rrjedhen e këtij procesi dhe duke e paraqitur atë vetëm si produkt të lëvizjes Vetëvendosje”, shtoi ai.

Por, a ia ka borxh një kërkim falje partia në pushtet popullit?

“Asgjë s’ka përfunduar, ky proces është në rrjedhën e vet. Edhe Vetëvendosja ia ka borxh një kërkim falje popullit, për këtë punë mbajmë përgjegjësi edhe morale edhe poltike, por një gjë që duhet t’ia themi popullit është se në asnjë moment nuk do të mungojë angazhimi ynë që t’i zhbëjmë efektet e këqija”, tha Abrashi.

Abrashi ka folur edhe për draft-statutin e publikuar së fundi nga Burim Ramadani për të cilin thotë se e ka lexuar vetëm sipërfaqësisht.

“Krejt çka kam mujt me lexu, ka qenë një lexim sipërfaqësor me shumë doza dyshimi. Prap po e them që nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar, por në anën tjetër kjo temë tash ka marrë hov në debatet publike”, tha Abrashi.

“Unë jom anëtar i VV’së, vet fjala Asociacion tek unë shkakton shqetësim, pa hyrë hiç tek përmbajtja. Por, Kushtetuta e Kosovës e lejon të drejtën e asociimit”, shtoi ai në Blic Interview me Astrit Gashin.