• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Molliqaj: Kurti të kërkojë anëtarësimin në NATO dhe njohjen nga 5-shja e BE-së, nëse jo të japë dorëheqje dhe të shkojmë në zgjedhje

11/10/2023 22:38
nga:N K

Dardan Molliqaj, kryetari PSD-së, në një intervistë dhënë për “Blic Interview” me Astrit Gashin, ka thënë se kryeministri Kurti duhet të kërkojë një marrëveshje të re, në të kundërtën Kurti duhet të jap dorëheqje dhe vendi të shkojë në zgjedhje.

“Kryeministri Kurti duhet të takojë bashkësinë ndërkombëtare, t’i thotë se ka pritur rezultat tjetër, ka vepruar në një mënyrë që ka sjell rezultate të gabuara, që për të është e papranueshme dhe që është gati për një marrëveshje tjetër që mund të jetë kompromis edhe më i madh, por që i merr dy çështjet tjera, anëtarësimin në NATO dhe njohja nga pesë vendet anëtare të BE-së që nuk na njohin. Nëse jo kryeministri duhet të jap dorëheqje  dhevendi të shkojë në zgjedhje”, ka deklaruar Molliqaj.

Molliqaj ka potencuar se Kurti mund t’i ikë Asociacionit dhe të krijojë një marrëveshje të re.

“Marrëveshjeve i kemi ikur për 10 vite mundemi me i ikë edhe tash, mundemi me i ikë s’ka asnjë dilemë, mundemi me u marrë vesh me Serbinë për një marrëveshje tjetër dhe nëse dy palët pajtohen, Bashkësia Ndërkombëtare nuk del kundër’, ka thënë ai.

Molliqaj gjatë intervistës ka folur edhe për kohën kur Kurti protestonte kundër Asociacionit ose Zajetnicës, e sot po e pranon.

“Mua më vjen keq dhe gjynah prej Albin Kurtit, në kuptimin që një trashëgimi politike që mund të ishte inspirim për gjenerata dhe përfundoi në një stërkeqë degraduese, cilido i ri që thotë se e shoh një rezistencë, një artikulim, një protestë, një arrestim të tillë edhe e sheh se i njëjti pas tetë viteve, po bën diçka më keq në të njëjtën linjë, s’ka frymëzim aty”, ka thënë Dardan Molliqaj.