• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Gashi: Sulmi në Banjskë, tendencë e Rusisë me hap një front tjetër lufte në Evropë!

11/03/2023 21:46
nga:Y I

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka folur në lidhje me draft-Statutin e pranuar në Bruksel nga kryeministri Kurti, draft i cili u propozua nga ndërmjetësit.

Gashi tha se rasti i Banjskës ishte një tendencë e hapur e Rusisë nëpërmjet Serbisë me hap një front tjetër lufte në Evropë, gjë që u parandalua nga partnerët ndërkombëtarë.

“Bota po kalon një fazë shumë të vëshirë, kemi një situatë ku kemi një luftë tani e dy vite që vazhdon me Ukrainës dhe Rusisë dhe ka hyrë në një fazë të bllokimit ku asnjëra palë nuk mundet me dominu tjetrën dhe si duket Rusia ka tentuar që ta ketë një konflikt tjetër dhe filloi me e ba një konflikt në Kosovë por Evropa dhe partnerët ndërkombëtarë ishin kategorisht kundër që të ketë dy luftra në Evropë. Rasti i Banjskës ishte një tendencë e hapur e Rusisë nëpërmjet Serbisë me hap një front tjetër në Evropë. Rusia po mundohet me kriju vatra të tjera të konfliktit që me e pasë situatën pak më të lehtë në luftën ku po përballet vetë. Për fatin tonë të mirë ne shpëtuam si rezultat i ndërhyrjes së partnerëve ndërkombëtarë evropianë dhe amerikanë.

Ai tutje tha se pranimi i Draft-Statutit nga Kurti ishte surprizë për Serbinë dhe refuzimi i Serbisë e zuri të papërgatitur Bashkimin Evropian.

“Në këtë situatë partnerët ndërkombëtarë kanë ardhë me një dokument, një javë më herët, dhe ia kanë dorëzuar edhe kryeministrit Kurti edhe presidentit të Serbisë dhe i kanë thënë ky është dokumenti i cili ju duhet me e pranu dhe keni afat me dhënë përgjigje shtatë ditë. Afati ka qenë i koordinuar kur ka qenë në mbledhje Këshilli Evropian, kur presidentët dhe kryeministrat e krejt Bashkimit Evropian kanë qenë në mbledhje dhe ju ka thënë se nëse ju nuk e pranoni dokumentin, nënkuptohet se me automatizëm do të pasojnë pasojat. Në këto rrethana kryeministri kurti dhe presidenti i Serbisë në mënyrë deklarative kanë pranu”

“Presidenti i Serbisë i bindur se Kosova nuk ta pranojë ka deklaruar se e pranojnë, pastaj presioni është kthyer në Kosovë, Kurti ka pranuar dhe Serbia pasi Kosova ka pranur ka thënë se i kam edhe tre kushte. Edhe vetë Bashkimi Evropian si duket ka qenë i papërgatitur në këtë situatë ku Serbia refuzon. Serbisë i intereson me e shty situatën edhe më shumë, po provokon zgjedhje në mënyrë që me shty situatën. Serbia kurrë s’ka bë marrëveshje me Kosovën dhe s’don me ba marrëveshje me Kosovën” deklaroi Gashi në Blic Interview raporton Gazeta Blic.