• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Gashi për kërkesat e minatorëve- Qeveria po i sheh si armik, sikur po angazhohen për t’ia prishur imazhin

11/03/2023 21:33
nga:Y I

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, i ftuar në Blic Interview me Astrit Gashin ka folur në lidhje me kërkesat e opozitës për minatorët e Trepçës dhe për rritjen e pagave të policëve, kërkesa të cilat nuk po përkrahen nga Qeveria.

Gashi tha se Qeveria po i sheh si armik minatorët, sikur po angazhohen për t’i prishur imazhin.

“Mendoj se është një veprim i pamatur dhe kryesisht i motivuar politikisht mbi fobitë e kryeministrit sikur gjithkund po e gjen një armik. Në fakt nëse e marrim për të parën që është greva e minatorëve të Trepçës, është një grevë e qytetarëve hallexhi, të cilët e kanë patur në fillimet e veta vetëm një kërkesë, pagat me i marrë me kohë. Kërkesa e tyre ka qenë që, Qeveria si askionari i vetëm i ndërmarrjes publike Trepça, me garantu që minatorët në fund të muajit, kanë me i marrë rrogat e tyre. Ndërkohë që Qeveria i sheh ata sikur armik, sikur dikush po organizohet dhe angazhohet me ia prish imazhin Qeverisë, ndërkohë që halli i tyre i vetëm është marrja e pagave”

Gashi foli edhe për protestën e Njësive Elitare të Policisë së Kosovës.

Ai tha se të njëjtit edhe mund të jenë paguar 2200 eruo muajin e kaluar por kanë punuar 24 orë.

“Ndërsa sa i përket çështjes tjetër që ka të bëjë me Policinë e Kosovës ose me Njësitet Elitare të Policisë së Kosovës të cilat dje kanë shfaqur pakënaqësinë e tyre lidhur me trajtimin financiar të tyre dhe kanë patur edhe ata një kërkesë shumë të thejshtë. Kërkesa e tyre është që mos të jetë kompensimi 170 euro por në përqindje të pagës që ata e marrin. Në përqindje të pagës prej 25% që pak a shumë i bie mbi 200 euro, një rritje simbolike kur kemi parasysh numrin e vogël të policëve të Njësisë Elitare (FIT) dhe duhet të kemi parasysh kontriburin e madh që ata po e japin tani e disa muaj në pjesën veriore të Kosovës”

“Ndërkohë që përgjigja e kryeministrit, edhe aty e shihte një armik, sikur dikush po ia bënte një kundërshtim, dhe dolën me arsyetimet e tilla të panevojshme sikur këto Njësi kanë marrë 2200 euro pagën. Edhe mund të jetë e vërtet që ata kanë marrë muajin e kaluar 2200 euro, pagën sepse kanë punuar 24 orë. Nëse e ‘zbërthen’ punën që ata kanë bërë, ata kanë punu 24 orë se kanë qenë në shërbim në rrezik të humbjes së jetës apo lëndimeve të rënda trupore dhe në të njëjtën kohë nëse e ‘zbërthen’ dhe e pjeston me orët e punës i bie që ata janë paguar për rrezikshmërinë që e kanë pas rreth 3.5 euro orën, që është e padinjitetshme dhe sjellje e paarsyeshme e kryeministrit duke u munduar që t’i denigrojë. Mendoj se duhet të krijohet një komoditet i punës dhe i jetës për këto Njësi Elitare të Policisë së Kosovës por edhe për Policinë në përgjithësi” deklaroi Gashi në Blic Interview raporton “Gazeta Blic”