• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Humolli: Me Asociacion, Serbisë i jepet një kartë e madhe, e cila do ta destabilizojë vendin në çdo kohë

11/05/2023 22:29
nga:Gazeta Blic

Dikur mbështetës i flaktë i Albin Kurtit, e tash e ka lëshuar edhe Vetëvendosjen, deputeti Fatmir Humolli e ka problem ta kuptoj nëse Kurti po e pranon apo jo Asociacionin, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij, Kurti krejt diçka tjetër ka thënë gjatë fushatës elektorale, e krejt diçka tjetër po bisedon në Kuvend dhe ndryshe po flet me bashkësinë ndërkombëtare.

Deputeti i cili u largua nga VV, thotë se me Asociacion, Serbisë i jepet një kartë e madhe, e cila do ta destabilizojë vendin në çdo kohë.

Po është vështirë me thanë tani për Albinin, pasi që tani Albinin nuk po e kuptojmë saktë pasi që ndryshe ka thënë në fushatë elektorale ndryshe në nejë dhe ndryshe po bisedon në Kuvend, dhe ndoshta ndryshe po bisedon edhe me këta përfaqesuesit ndërkombëtarë, e po është vështirë me e kuptu se a e ka pranu apo nuk e ka pranu. Mirpo deklarativisht është deklaru që Marrëveshjen e Ohrit, për me e zbatu një marrëveshje që ka qenë e papranueshme për qytetarët tanë prej 2013 deri 2015”, thotë ai për emisionin “Expose”, prodhim i Gazeta Blic.

“Domethënë një marrëveshje që nuk kanë pas guxim bashkësia ndërkombëtare me ba presion për një Asociacion për çfarë është bërë marrëveshja e 2013, Qeveria aktuale, Albin Kurti ka pranu për me u zbatu dhe nuk ka më se çka të diskutohet pasi që publikisht ka deklaru që do ta zbatoj”.

Sipas tij, pasojat e Asociacionit janë politike dhe ekonomike. Kjo, pasi që sipas tij, në radhë të parë për arsye se po i bëhet e mundshme politikës hegjomoniste serbe me pas një kartë që kurdo të na destabilizojë, ashtu si ke ky grupi diverzal që e dërgoj shteti serb, kurdo ka mundësi përmes këtij mekanizmi me destabilizu Kosovën.

“Po tash kjo pyetje duhet ti bëhet Albinit jo mua, por veprimet që janë bërë në mënyrë të vazhdueshme prej që është ndërtuar Qeveria jonë, prej kur kam qenë deputet i LVV, në mënyrë të vazhdueshme janë goditë vlerat e luftës, janë goditë vlerat të cilat kanë investu për me pas mundësi me pas ne, një Kuvend një Qeveri, një Kosovë të pavarur, janë goditë veteranët e luftës, janë godit mësimdhënësit që na kanë mësu me e dashtë vendin tonë, janë goditë punëtorët, janë goditë policia dhe sot për shembull kemi protestë të policëve që e kanë mbrojtë vendin tone”, thotë Humolli.

11/17/2024 22:46

Ymeri: Dështimet në politikën e jashtme si pasojë e sjelljes politike të Kurtit