Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i ftuari i radhës në “Blic Interview” me Astrit Gadhib, folur për punët që po bëhen në këtë komunë.
Ai ka përmendur disa nga projektet që do të fillojnë të realizohen, njëri ndër ta teleferiku për kalanë e Prizrenit.
“Janë disa projekte kapitale të mëdha, njëri prej tyre është teleferiku për kala, ne e kemi nënshkruar marrëveshjen me agjensionin qeveritar zvicëran dhe me ministrinë e infrastrukturës. Kemi bërë një rivilatizim të trotuareve në qendrën historike të Prizrenit, ku e kemi kthyer kalldërmën e vjetër e cila është sharmi i Prizrenit, ditët e fundit kemi pas një aksion ku e kemi bërë lirimin e hapsirave publike. Jemi në proces të marrjes së lejes së rivitalizim të shatervanit, e kemi një plan por na duhet të marrim leje prej qendrës rajonale për trashëgimin kulturore historike, dhe besoj që do të fillojmë gjatë këtij viti të përfundojmë edhe atë”, ka thënë Totaj.
Tutje ka kumtuar edhe një lajm të mirë për gjithë Prizrenin, ka ka thënë se janë shumë afër finalizimit të zgjidhjes se varrezave të qytetit.
“Një lajm të mirë e kam për të gjithë banorët e qytetit jemi shumë afër finalizimit të zgjedhjes për varrezat e qytetit sepse me të vërtet jemi vonu dhe ka pas shumë nevoj”, ka thënë kryetari.
Mes tjerat Totaj ka folur edhe për ndërtimet pa leje në këtë qytet.
“Tek zona historike e cila është e mbrojtur me ligj për trashigimin kulturore historike asnjë leje ndërtimi nuk është lëshuar prej që ne e kemi marrë pushtetin, ndërtimet që janë aty ne i kemi trashëguar dhe duhet të trajtohen në bazë të ligjit për legalizim”, tha ai.
Gjithashtu Totaj ka folur edhe për partinë në të cilën edhe është pjesë, PDK-në, ku sipas tij në komunat ku po qeverisinë po japin një shembull të mirë.
“Mënyra se si PDK-ja qeverisë nëpër komuna, në Mitrovicë, Ferizaj dhe Prizren por edhe në komunat tjera është një lloj mesazhi një shembull, se ky model do të përdoret kur PDK-ja ta marrë pushtetin në nivelin nacional”, ka thënë ai.