• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Kryetari i Prizrenit: Qeveria po sulmon bizneset dhe mediat, po bllokon buxhetin pa investime kapitale

10/14/2023 08:30
nga:N K

Shaqir Totaj, kryetari i Prizrenit, i ftuar në Blic Interview ka folur lidhur me Qeverinë Kurti, ku ka numëruar disa nga gjërat që nuk i pëlqejnë, njëra ndër mangësitë sipas tij është sulmi që po bëhet ndaj bizneseve dhe mediave.

“E para që nuk më pëlqen, sulmi që ju bëhet bizneseve, do të thotë kemi të bejmë me një ideologji të majtë, edhe bizneset sulmohen, janë bllokuar investimet, para dy tre muajve kemi pas anulimin nga një panel interministror, anulimin e nja 6, 7projekteve strategjike, që kanë pas të bëjnë me vlera dhjetra milionshe do të thotë e sulmon biznesin. Ne e kemi parë një tendencë të sulmit ndaj mediave, e kemi parë çfarë ka ndodh tek Klan Kosova, e kemi parë një tendenc të komentimit të dhe të shprehjes të paknaqësis me punët e gjykatave me punë të prokurorëve që një kryeministri nuk i takon, e kemi parë një qasje jo bashpunuese ndaj faktorit ndërkombëtar”, ka thënë Totaj.

Ai tutje ka theksuar se kjo qeveri po tenton të ndërhyjë në autonomin financiare të komunave si dhe thotë se vetëm një sukses ka kjo qeverisje, organizimin e lojrave mesdhetare 2030.

“Kemi parë një qasje të tentimit të ndërhymjes në autonomin financiare të komunave dhe e kemi një qasje të mos bashkpunimit me komuna, unë kryeministrit vetëm një sukses ia njoh, i ka fitu lojrat mediterane që kanë mu mbajt mbas 10 viteve ajo është një sukses përndryshe asnjë sukses tjetër nuk e kam parë të kësaj qeverisje”, ka thënë kryetari i Prizrenit.

Totaj tutje ka ritheksuar se po bllokohet buxheti i Kosovës pa investime kapitale.

“Nga buxheti i tërsishëm i Kosovës, 77.5% shkon për qeverinë e Kosovës, mjetet janë të bllokuara në llogarin e qeverisë, edhe arsyetimi është se po kursejmë, nuk ka investime, ne kohën e krizave ekonomike edhe teoria edhe praktika na mëson se nuk duhet me kursy, duhet me shpenzu, do të thotë kemi një bllokim të investimeve në emër të asaj se po e luftoj korrupsionin, nuk luftohet korrupsioni duke i blloku investimet, korrupsionin duhet me luftu por në mënyrë tjetër”, ka thënë Shaqir Totaj.