• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Dugolli tregon pse nuk po sanksionohet Lista Serbe thotë se do të ketë hetime ndaj saj

10/06/2023 21:27
nga:Y I

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, i ftuar në Blic Interview është pyetur se pse institucionet e Kosovës nuk po e sanksionojnë Listën Serbe pas sulmit terrorist në veri.

Ai tha se nuk mund të shkohet me hapa të ngutshëm por duhet të zhvillohet një hetim.

“Kushtetuta jonë dhe ligjet tona e parashohin një procedurë gjyqësore të cilën do të duhej një prokuror dhe një gjykatë, të zhvillohej një procedurë gjyqësore ndaj një organizate politike sepse kemi të bëjmë me një parti politike e cila është e regjistruar në Kosovë dhe çfarëdo implikimi që mund të ketë ndonjë anëtar i kësaj partie, ‘ad hoc’ nuk mund të futet në listë si parti terroriste apo organizatë terroriste, duhet të zhvillohet një hetim dhe një procedurë gjyqësore e cila do të përshfaqte lidhjet e mundshme edhe të tjerë anëtarëve edhe partis si tërësi. Pra, nuk mund të shkohet me vendime apo hapa të ngutshëm për shkak se ne jemi shtet demokratik dhe në këtë aspekt mendoj se Kosova do t’i ndjekë të gjitha hapat e nevojshëm dhe procedurat demokratike.

Ai tha se patjetër pritet që të ketë hetime ndaj Listës Serbe.

“Unë besoj që pashmangshëm do të ketë hetim nga të gjitha këto që kanë dalë për opinionin publik, sepse nuk kemi të bëjmë vetëm me sulmin që ka ndodh, ky është tani më i riu, por ka të bëjë edhe me zhvillime të tjera që kanë ndodh” tha Dugolli në Blic Interview raporton Gazeta Blic.