• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Dugolli: Me 24 shtator Kosova u përball me një sulm terrorist të dirigjuar nga Serbia!

10/06/2023 20:59
nga:Y I

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, i ftuar në Blic Interview me Astrit Gashin, ka folur në lidhje me sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, raporton Gazeta Blic.

Dugolli tha se edhe pse pushtetet në Serbi janë ndërru, diçka që ka mbet konstante është mentaliteti i kohës së Millosheviqit.

Ai tha se Vuçiq edhe pse po paraqitet si i reformuar është po ai ministër i Informatave që ka qenë në qeverinë e Millosheviqit.

Dugolli deklaroi se Kosova me 24 shtator u përball me një sulm terrorist të dirigjuar nga Serbia.

“Fatkeqësisht edhe gati 25 vite pas luftës, shteti i Kosovës po përballet me rreziqe që vijnë drejpërdrejtë nga Serbia. Në Serbi ndonëse pushtetet janë ndërru, kanë ardhë parti të ndryshme megjithatë diçka që ka mbet konstante e që nuk po lëviz është mentaliteti i kohës së Millosheviqit, mentalitet i cili e ka pa Kosovën gjithmonë si territor të Serbisë e të cilën kanë dasht ta zgjedhin përmes dhunës, përmes aparatit shtetëror, përmes ushtrisë dhe policisë. Edhe sot presidenti Vuçiq ndonëse i paraqitur para mediave dhe ndërkombëtarëve si i reformuar, ai tregoi se është po ai Vuçiq i cili ishte ministër i Informatave në qeverinë e Millosheviqit dhe nuk dallon fare qasjen sa i përket Kosovës. Pra me 24 shtator Kosova u përball me një invazion, me një sulm terrorist të ardhur dhe të dirigjuar nga Serbia i cili për pasojë kishte vrasjen e një polici dhe plagosjen e dy të tjerëve. Tani kemi heroin ma të ri të Kosovës, Afrim Bunjakun, rreshterin e Policisë së Kosovës, i cili ra në krye të detyrës pavarësisht se ishte polic i thjeshtë, jo special. Kjo dëshmon se Serbia ende po vazhdon me logjikën dhe mentalitetin e Millosheviqit që Kosovën nuk e pranon si të lirë, por e lufton në çdo mënyrë madje edhe me këto organizimet e formacioneve ushtarako-policore terroriste të cilat u printe Radojiçiq një kriminel i shëndërruar në terrorist” deklaroi Dugolli në ‘Blic Interview’.

I pyetur nga gazetari Gashi nëse pritet të ketë sërish sulme terroriste në veri të Kosovës që kanë qëllime politike, Dugolli dha këtë përgjigje.

“Shteti i Kosovës në vazhdimësi ka bërë përpjekje për të vënë kontroll, për të zbatuar rendin dhe ligjin edhe në atë pjesë të Kosovës, ka investu shumë edhe në pajisje, edhe në armatim edhe në infrastrukturë që Policia e Kosovës ta kryejë detyrën siç është më së miri, mirëpo rreziqet vazhdojnë të jenë për shkak se tani menjëherë pas sulmit që ndodhi me 24 shtator, Serbia lërë që nuk u distancua nga ky sulm por i portretizoi sulmuesit si heronj dhe madje tentonte të ikë nga përgjegjësia e fajin në njëfarë forme t’ua len serbëve lokal. Është fatbardhësi e madhe që serbët lokalë, qytetarët e thjeshtë nuk e mbështetën këtë avanturë, nuk e mbështetën këtë sulm dhe shteti i Kosovës u është mirënjohës qytetarëve të thjeshtë serbë të cilët duan paqe dhe duan siguri. Policia e Kosovës është atje, institucionet e Kosovës janë atje që të sigurojnë paqe dhe siguri për të gjithë qytetarët pa dallim etnie apo feje apo parkatësie fetare” deklaroi Dugolli në Blic Interview raporton Gazeta Blic.

/Gazeta Blic/