• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Kritikat ndaj Qeverisë Kurti / Deputetja e PDK-së: Opozitës i ka ngelur ora mbrapa

07/02/2023 21:26
nga:N M

Një deputete e partisë më të madhe opozitare PDK, Ganimete Musliu thotë se roli i partisë që përfaqëson karshi qeverisjes është brenda suazave dhe mundësive që ka kjo parti politike, raporton gazeta Blic.

Sipas saj, opozita, këtë rast, PDK, LDK, dhe AAK duhet të jenë më të zëshme në raport me Qeverinë Kurti, e sidomos për marrëveshjen Kosovë Serbi.

Lideri i AAK ditë më parë u kishte kërkuar PDK dhe LDK në Kuvendin e Kosovës që të lëvizin drejt nismës për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Për këtë deputetja Musliu thotë se tash për tash nuk kanë ndonjë qëndrim për nismën e AAK, por që në fillim të javës do të dalin me përgjigje për këtë nismë.

Musliu thotë se si parti opozitare kanë bërë një punë të mirë në Kuvendin e Kosovës. Ka përmendur ligje të nisura në Kushtetuese dhe protesta brenda sallës së Kuvendit.

“Opozita po bënë një politikë jashtëzakonisht konsutkrive për dy vjet e gjysmë, sepse ne kemi menduar t`i lihet kohë kësaj qeverie që ta merr veten, por fatkeqësisht këto dy vite e gjysmë ne nuk kemi asnjë rezultat dhe tani kur po flasim, unë si deputete e opozitës konsideroj se opozita duhet të ndryshoj qasjen, kur e them këtë, ne duhet t`i bëjmë disa pyetje vetvetes, konstruktiviteti jonë, iniciativat tona ligjore, komisionet hetimore parlamentare, ndalimi i disa ligjeve që kemi nisur në Kushtetuese, janë këto disa hapa që i kemi marrë, por që nuk janë të mjaftueshme për ta parandaluar të keqën që po i ndodh vendit nga kjo keqqeverisje e Albin Kurtit. Të hënën e kemi mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm dhe besoj se nga ajo mbledhje të dalim me një vendim se si të veprojmë tutje, se në këto momente kur unë po flas nuk mund të them asgjë, sepse nuk jam as pjesë e Kryesisë e as Këshillit … por konsideroj se mocioni duhet të bëhet, kur jep rezultate dhe tash me numrat që i kemi, me mjetet parlamentare e kemi të pamundur që ta heqim këtë qeveri .. krejt çka duhet të bëjmë ne, te jemi gardian i veprimeve te qeverisë, duke pasur parasysh se është bllokuar Kosova në të gjitha sektorët ….. dhe unë mendoj se si opozitë në këto tema duhet të fokusohemi dhe të bashkëpunojmë ngushtë me qytetarët .. në këtë kohë qe jemi, unë nuk e shoh që përmes mocionit të lirohet Kosova nga kjo keqqeverisje. Jo vetëm aktet e dhunshme janë protesta, PDK edhe gjatë këtyre muajve ka pasur protesta të ndryshme në Kuvendin e Kosovës, ju e dini që shumë marrëveshje, shumë nisma nuk i kemi votuar në Kuvendin e Kosovës ose s` kemi marrë fare pjesë në votim për t`i dhënë mesazh qeverisë së Kosovës që të ndërroj qasje dhe të reflektoj dhe vet mos pjesëmarrja në votim është një llojë proteste, por a do ta rrisim dozën e presionit përmes aktiviteteve të ndryshme pa dyshim që PO”, thotë ajo.

11/17/2024 22:46

Ymeri: Dështimet në politikën e jashtme si pasojë e sjelljes politike të Kurtit