• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Kica-Xhelili: Sovraniteti nuk tregohet duke thënë dua të shtrij pushtetin në veri, por nuk dua të zbatoj marrëveshjet e nënshkruara

06/23/2023 20:59
nga:Astrit Gashi

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, në BlicInterview me Astrit Gashin e pyetur se aktualisht duket se gjeopolitika momentalisht nuk po shkon në favor të Kosovës dhe se Kosova është duke u shndërruan në mish për top për një afrim të Serbisë me bashkësinë ndërkombëtare, tha se kjo çështje tani duhet të zbërthehet në segmente, duke shtuar se në kuptimin e të së drejtës dhe të sovranitetit territorial dhe ligjor, në asnjë moment nuk mund ti thuhet Qeverisë se nuk ka të drejtë në insistimin e shtrirjes së sovranitetit në veri dhe në faktin se nuk ka të drejtë askush të na përzihet se a do të dërgojmë në polic në veri apo jo.

“Në kuptimin legjitim, në atë ligjor, pa hyrë te pjesa a mundesh me i dhënë legjitimitet dikujt që zgjedhet me tre për qind, sepse në fund të fundit, është një besim i imi se ajo ka qenë pikërisht një ndër grackat e shumta që na janë vendosur nga politika serbe. Sepse ata kanë qenë të përgatitur dukshëm, sepse veprimet po tregojnë. Kanë qenë të dukshëm për një përçarje të tillë, për një konflikt të tillë në momentin kur Vuçiqit i është dashur më së shumti, për të tërhequr vëmendjen nga problemet e brendshme në Serbi. Po e lëmë anash këtë, po shkojmë te faktori ndërkombëtar. Ti thuash faktorit ndërkombëtar se po gabon se po e do një Serbi demokratike është gabim. Por çka ne i i themi gjithmonë kur i takojmë, edhe si parti opozitare, u themi se gjuha që keni përdorur karshi Rusisë, shpresa e Evropës që Rusia nuk është ajo që është, ka sjellë një konflikt që në fund të fundit të gjithë Evropën e ka ngriture në këmbë në idenë se kemi gabuar që kemi besuar se mundet me ndryshuar”, tha Kica-Xhelili.

Deputetja e LDK-së më tutje tha se në të njëjtin narracion, partia e saj i zhvillon gjithmonë bisedimet me diplomatët, duke shtuar se ideja është se çka ne duhet pasur para vetës është se cila në të vërtetë është alternativa.

“Cila është pesha jote gjeopolitike dhe cila është alternativa. Nëse alternativa qenka kjo se ti për momentin nuk ke ndonjë favorizim në spektrin ndërkombëtar, jo për shkak se nuk të duan si Kosovë, por sepse kanë punë tjera. Kanë shumë punë tjera dhe po thonë nuk është momenti të krijosh krizë dhe nuk jemi të gatshëm. Dhe çka ne po themi është qëndro i mençur në rrugëtimin tënd dhe ke durim. Unë po e kuptoj që neve po na humb durimi, por duhet të kthehemi prapa në kohë dhe të shohim çfarë na ka sjellë durimi. Na ka dhënë shumë kokëdhimbje, në shumë raste, por në të shumtën e rasteve tjera na ka dhënë atë që kemi dashur. Na ka dhënë institucionet e pavarura, na ka dhënë shpesh investime, na ka dhënë edukim për rininë tonë, dhe na ka dhënë gjithçka që qytetarët e këtij vendi e kanë pasur ëndërr para luftës.

Dhe nëse ti fokusohesh në këto copëza që i përfiton rrugës, e kupton se ndoshta durimi nuk shkon huq. Po për shkak të durimit ke paguar politikisht shpesh në Kosovë dhe ke paguar edhe për marrëveshje të shumta, por pastaj shtrohet pyetja a kemi edhe njëfarë të drejte të botës që me njëfarë rehatie maksimale nga kolltukët në shtëpi të themi ke gabuar. Sepse çka ne nuk dimë është se cila është alternativa tjetër. Me që nuk e dimë, ne duhet ti marrim ato si obligime ndërkombëtare dhe të ecim tutje.

Sovraniteti nuk tregohet nëse ti në mënyrë selektive thua unë po dua pak me shtruar sundimin e ligjit në veri, por në anën tjetër marrëveshjet e nënshkruara nuk dua ti zbatoj. Sepse sundimi i ligjit i ngërthen të dyja Ke takime të mbyllura bashkë me diplomat, kur ata thonë a po fokusohesh në rrugëtimin tënd si Kosovë apo po merresh me histori, sepse historinë e e dimë, sepse përmbylljen e asaj historie e ke bërë bashkë me ne ”, tha Kica-Xhelili.