Një gazetar tjetër e që është Arben Ahmeti po vlerëson se qasja e Kurti ndaj vendeve mike të Kosovës është e gabuar dhe e dëmshmë për Kosovën, raporton Gazeta Blic.
Ahmeti vlerëson se deklaratat e kryeminsitrit të vendit ndaj sekretarit të shtetit amerikan, Antony Blinken dhe ajo për anulimin e Defender 2023, për FSK do të kenë pasoja të mëdha për vendin.
Vetëm një lider institucional që është kundër diplomacisë dhe politikave amerikane, sipas Ahemtit mund të bëjë deklarime të tilla.
Moslëshimi pe apo mosbindja ndaj kërkesave të SHBA dhe BE nga ana e Kurtit, sipas Ahmetit ndoshta edhe mund të prodhojnë ndonjë rezultat në favor të Kosovës, por frika që ka ky gazetar është se Kurti do të shkoj aq larg në mosbidnje sa mund të ketë pasoja edhe më të rënda për vendin.
“Sa i përket marrëdhënieve me SHBA të z. Kurtit është çëshjte teknike, është e parëndësishme nëse do të ketë një lëshim pe të largimit të policëve nga Veriu apo gjëra teknike, ajo çka është e rëndësishme, është që z. Kurti ka bërë dy deklarata, të cilat histrorikisht do të mbahen mend besoj nga diplomacia amerikane dhe kjo është fatkeqësisht” thotë Ahmeti për emisionin “Expose”, prodhim i Gazeta Blic.
Kështu e para, sipas tij, ka të bëjë me naivitetin e z. Blinken, e ka quajtur politikë naive dhe për të mos u mjaftuar me kaq, një javë pas ka thënë se është bullizëm ndaj Kosovës lagrimi nga Defender 2023.
“Duhet të kemi parasysh se bullizmin e diplomacisë amerikane dhe naivitetin e diplomacisë amerikane e thonë vetëm shtetet që janë në polin tjetër, shtetet që janë kundështare të SHBA, që kryesisht gravitojën rreth Rusisë, sidomos bullizmi është deklarata më e përdorur e shteteve siç janë Rusia, Bjellorusia e të tjera në raport me diplomacinë amerikane, në fakt thonë se nuk bashkëpunojmë me këtë diplomaci sespe po ndihemi të bullizuar”, thotë ai.
“Besoj se nuk e ka bërë me qëllim z. Kurti ose nëse e ka bërë me qëllim do ta tregoj tek opinion, por besoj se do të ketë pasoja. Duhet të ndryshohet shpejt kjo klimë duhet të rikthehet një llojë uniteti i skenës politike, ndoshta rreth presidentes Osmani për të krijuar një ekip të unitetit dhe për ndërtimin e një strategjie kombëtare sa i përket marrëdhënieve me SHBA, por edhe çështjes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë”, tha Ahmeti.