Nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar në rast se projektligji për pagën minimale është zhagitur aq shumë dhe nëse për këtë arsye janë përfshirja e veteranëve të luftës së UÇK-së, shkruan Gazeta Blic.
Faton Klinaku nga OVL UÇK-së ka thënë për emisionin “Expose”, prodhim i Gazeta Blic, se qëndrimi i Qeverisë karshi këtyre kategorive tashmë është i qartë.
Sipas tij, qeveria me veprimet e saj duke mos përfshirë veteranët e UÇK në këtë projektligj po dëshmon se është kundër kësaj kategorie.
“E kemi thënë edhe përpara dhe duhet thënë hapur se kjo Qeveri nuk i respekton veteranët e luftës dhe mundohet që me çdo kusht që t`i shkel të drejtat e tyre që shumë herë edhe në mënyrë të kundërligjshme, sepse edhe në leximin e parë kur e kanë bërë, nuk ka pasur nevojë që ata ta ndryshojnë ligjin, i cili i ka paraparë edhe veteranët për pagën minimale. Mundohen që t`ia lë fajin qeverive të kaluara”.
Klinkaku ka shumë pakënaqësi me Qeverinë Kurti, raporton Gazeta Blic.
”Ne e dimë sepse bashkërisht kemi punuar e që është edhe një ligj për kategorizimin e veteranëve të luftës, por që decidivisht thuhet se deri në kategorizimin e listës së veteranit luftëtar, vlen ligji bazik, vlen ligji i cili i lidh veteranët me pagën minimale, sepse ai kategorizim le që nuk ka përfunduar, por që as që ka nisur dhe nuk mund as të fillojë, sepse ju e dini se kjo Qeveri edhe akuzat që i bënë për ta arsyetuar veten, thirret në numrin e madhe të veteranëve të luftës gjë që ne vet si OVL UCK e kemi thirr prokurorinë, ia kemi dhënë listat që i kemi poseduar pas luftës dhe kemi kërkuar që të bëjnë hetimin e këtyre listave apo fyerjen e listave të veteranëve të UÇK, gjë që as kategorizim e as verifikimi nuk mund të bëhet për shkak se të gjitha dokumentacionet, aplikacionet për veteranët i posedon prokuroria dhe lënda është në gjykatë dhe pa përfunduar procesi gjyqësor, nuk mund të bëhet asgjë në këtë drejtim”.
”Po të punonte kjo qeveri për veteranët e luftës, do të duhej që ta rriste pagën minimale, sepse me këtë gjë, ata janë duke bërë edhe njëfarë llojë konflikti në mes të veteranëve dhe popullatës apo atyre që kanë nevojë që t`iu rritet paga dhe ne i bëjmë thirrje Qeverisë që të mos bëjë shkelje ligjore, mos të ndërhyjë në ligj për veteranët e luftës, por ta rris pagën minimale, sepse kanë nevojë edhe punëtorët që ta kenë një pagë me të dinjitetshëm dhe po ashtu edhe veteranët”, tha Klinaku.
Veteranët e luftës së UÇK tashmë kanë ndarë mendjen dhe kjo nuk është ndonjë sekret.
Në momentin që projektligji mund të shkoj në Kuvend për miratim dhe nuk janë të përfshirë kjo kategori aty, atëherë protesta e bllokimi i punës së Kuvendit do të jetë i pashmangshëm.
“Ne një ditë ose dy para se të miratohet në kuvend e kemi ditur që qeveria nuk mund t`i heq veteranët nga ajo pagë, sepse kishim njohuri dhe zëra që na tregonin deputetet që ata nuk do ta përkrahin projektligjin pa veteranët dhe ishin 6 vota për që ai komision i futi veteranët në pagën minimale ku veteranët do të kenë pagën 450 këtë vit dhe vitin tjetër 500 euro”, tha ai ai për emisionin “Expose”, prodhim i Gazeta Blic.
”Ne qëndrimet tona vazhdimisht kemi i thënë dhe do të mbesin prapa .. në momentin që këta e sjellin në Kuvend në lexim të dytë dhe heqin veteranët e luftës, natyrisht që në momentin që e marrim vesh se do të ketë seancë për këtë çështje ne do të dalim në protestë te Kuvendi i Kosovës. Unë i njoh mirë këta në Qeveri, unë i njoh mirë dhe i kam njohur se fati që punoj në OVL UÇK, prej vitit 200 dhe i njoh secilën Qeveri. Qeveritë e kaluara kanë bërë diçka për veteranët, por kjo qeveri nuk është duke bërë asgjë, kjo Qeveri shumë shpesh edhe ligjin e shkele se ka plotë veteran të luftës që as këtë pensionin 170 euro nuk e gëzojnë, për shkak të një dokumentacioni që nuk mund ta marrin, një vërtetim për një shkronjë që e kanë bërë gabim. Vetëm për një shkronjë që e ka dikush gabim, kjo qeveri e lënë edhe bashkëshorten e veteranit kur vdes pa pension dhe natyrisht në sistemin e kaluar, kur ka pasur një gabim natyrisht, që nr. personal e definon qartë se cili person je dhe s`ka pasur nevojë që këta t`i maltretojnë njerëzit në mungesë të dokumentacionit”, tha Klinaku.