Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë në Blic Interview se tashmë nuk është koha për luftë.
Haradinaj tha se ata që flasin nuk e kuptojnë aspak çfarë nënkupton luftë.
Haradinaj theksoi se Kosova nuk është në kushte të barabarta me Serbinë për një luftë te re.
“Ballkani me konflikte ka ba “qef”. Unë po i shoh do patriota të Facebook, që në kohën kur ishte nevoja me e kap pushkën nuk i ka ndal as Adriatiku dhe sot dalin e folin se kush është Amerika me na kallzu ne, ne jemi këtu, ne e mbrojmë veten dhe vendin. Kurrë patriotizmit nuk i del vakti por unë mendoj se është gabim fatal nëse dikush mendon se akoma ka hapësire për me pas një luftë të re mes dy popujve. Mendoj se ata që flasin nuk e kuptojnë aspak çfarë nënkupton luftë”
“A jemi ne të gatshëm për me hy në një luftë të re? Unë mendoj që ata që flasin shumica janë me qindra-mijëra kilometra larg Kosovës. Edhe po i shoh çdo ditë keto reagime qe po i bajnë. Ato nuk po e kuptojnë drejt se realisht çfarë gjendje kemi. Sot kemi 3 mijë trupa të FSK-së, asnjë më shumë. Nuk jemi në kushte të barabarta me Serbinë për një luftë të re” tha Haradinaj për “Gazeta Blic”