Duke folur për ultimatumin nga ana e ndërkombëtarëve dhe masat e mundshme ndëshkuese, nëse Kosova nuk përmbush kërkesat e partnerëve, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në BlicIntervieë me Astrit Gashin tha se në këtqë kohë jemi në përfundimin e ultimatumit ndaj Qeverisë së Kosovës.
“Gjendja do të pasqyrohet përmes një raportimi në Shtëpinë e Bardhë, ngase tani shuttle diplomacinë po e udhëheq Zoti Gabriel Escobar, tani edhe Stejt Departmenti, me ekipe të Këshillit për Siguri Kombëtare, që është Shtëpia e Bardhë, në çështjen e dialogut Kosovë Serbi. Të gjitha këto zhvillime bëjnë që Qeveria amerikane është e përkushtuar në dy nivele për të shtyer procesin përpara. Do të ketë ndëshkime, sepse amerikanët e mbajnë fjalën, kur thonë se do të ketë diçka, atëherë do të ketë. Ndryshimet që do të ndodhin tani në Stejt Department në raport me Evropën, duket se u kanë dhënë vendimmarrësve në Prishtinë motiv që me vonuar gjërat. Paralajmërimi se Jim O Brian diplomati i karrierës dhe njohës i madh i shqiptarëve do të merr pozitë jashtëzakonisht përgjegjëse në Stejt Department mund ti jep dikujt motiv se gjeneralët po zbresin në Prishtinë, por mos harroni se edhe vetë ambasadori në Prishtinë, Hovenier, ka qenë i angazhuar edhe në Rambuje, e edhe në Vjenë. Edhe Chris Hill, edhe disa nga ambasadorët në Ballkanin Perëndimor, janë ambasador që kanë shërbyer drejtpërdrejt në Kosovë”, tha Haziri.
Sipas tij, nuk ka më mirë që ata që kanë memorie në politikën e jashtme amerikane, miqtë tonë, me ndihmu në zgjidhjen e problemit, e mos me lejuar asnjë lloj vonese eventuale.
“Paralajmërimet që SHBA i ka përcjellë opozitës, janë paralajmërime ndaj ekzekutivit dhe vendimmarrësve që janë të përfshirë në procesin e dialogut. Ne nuk i gëzohemi asnjë lloj ndëshkimi politik të autoriteteve të Kosovës, sepse në mënyrë direkte apo indirekte na godet të gjithë neve, të gjithë politikanët, edhe opozita është pjesë e pushtetit, siç thotë Çërçilli është pjesa e shëndetshme e pushtetit. Nuk mund ti gëzohesh një vendimi kur zyrtarëve të legjitimuar u vendosen sanksione. Dhe kjo nuk është hera e parë, por është hera e dytë. Fatkeqësisht që po prek ushtarët pa asnjë lloj të drejte, por ata po bien pjesë e këtyre kufizimeve, dhe lutemi shumë dhe kemi insistuar që mos të lejojnë masa kolektive. Për shembull liria e lëvizjes brenda BE-së do të jetë vendim jashtëzakonisht i keq”, tha Haziri.
I pyetur se a ka rrezik të ndodhë një gjë e tillë, Haziri tha se që nga viti 2008 e deri me tani, problemi në lidhje me liberalizim të vizave nuk ka qebnë në Bruksel, por në Prishtinë.
“Më 1 janar Kosova ka pas të drejtën me marrë të drejtën e qarkullimit të lirë, me Gjeorgjinë dhe Ukrainën. Por politika në Kosovë e ka penguar. Këta që e kanë penguar sot janë Kryeministër. Edhe Evropa është vonuar në ecje, por njëlloj faji e pjesëtojnë, të mos lejojmë prapë që ata me gjet një faj të vogël ose faj të madh në Prishtinë, në mënyrë që me thënë kemi njëlloj shtyrje eventuale, që do të jetë dënim kolektiv i pamerituar dhe i padrejtë. Pjesa tjetër secili duhet të bëjë vlerësim, sepse nuk kthehet prapa qëndrimi i sekretarit të Shtetit. Ai është dhënë, herët a vonë ai ka me zbrit në Prishtinë dhe herët a vonë emrat do të zbardhën”, tha Haziri.
Ai më tutje theksoi se kërcënimi me sanksione është një situatë që kemi krijuar, që është krijuar nga kjo Qeveri.
“Kurti është kryenegociator, ai nuk e ka nda rolin e tij me askënd, madje as me Presidenten, e cila do të duhej të ishte mbi palët. Dhe ajo asnjëherë nuk është përfshirë, as në mënyrë indirekte për sa e kemi parë me krijuar njëlloj ambiemnti ku edhe të tjerët do të marrin pjesë.Ne duhet ti largojmë sanksionet nga tavolina. Me partneritet dhe pragmatizëm. Qeveria e Kosovës ka kohë të mjaftueshme dhe kapacitete që me draftu së paku në pikat kryesore statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, që nënkupton marrëveshjen e vitit 2013, parimet e marrëveshjes së vitit 2015 dhe marrëveshja shkurt-mars, Bruksel-Ohër . Kjo largon edhe shqetësimin edhe të gjitha problemet tjera nga tavolina”, tha Haziri.