• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Lutfi Haziri: Ka humb besimi i SHBA-ve në liderët tanë sepse është thy premtimi!

06/09/2023 20:36
nga:Y I

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i ftuar në Blic Interview me Astrit Gashin, ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit në vend, por edhe raportet e ‘tensionura’ me SHBA-të.

Haziri tha se ka humbur besimi i SHBA-ve tek liderët tanë dhe raporti është i ‘lënduar’ me ta dhe jo me popullin e Kosovës.

“Shtëpia pa miq asnjëherë nuk është mbajt edhe për shka të thënies që është përsërit vazhdimisht nga presidenti Rugova edhe për shkak se në këtë shtëpi është ndërtu marrdhënia e përhershme dhe është forcu miqësia me SHBA-në . Këtu janë vendosur themelet e atij bashkëpunimi, partneriteti që është përkthy në miqësi dhe ajo miqësi është mbajt, ai premtim për Kosovën është mbajt”

“Asnjëherë nuk ka ndodh në historinë e Kosovës, edhe në kohët më të vështira, sepse mund ta permend një fakt, në vitin 1996 kur  Shqipëria ka patur pikën më të ulët të partneritetit me SHBA-të, ka qenë Ibrahim Rugova ai i cila ka pas një rol ndërmjetësi në zbutjen apo komunikimin në mes të marrdhënieve shqiptaro-amerikane në atë kohë. Në vitin 1996 ka qenë një ftohje e madhe e raportit SHBA-Shqipëri dhe në atë kohë angazhimi i madh i administratës amerikane që përmes Ibrahim Rugovës ta mbajë një ndikim, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Republikën e Shqipërisë tregon qartë për besimin që ka patur tek liderët politikë në Kosovë”

“Ka humb besimi në liderët tanë, humbja e këtij besimi në liderët institucionalë në veçanti sepse ata janë përfaqësuesit legjitimë, legalë të popullit tonë në komunikim dhe në ruajtjen e arritjeve të progresit. Nëse nuk kemi mundësi me ba progresin më të madh, me zgjeru partneritetin, së paku mos e dëmto atë shkallë që është arrit me përpjekje për këto 33 vite bashkëpunim. Kjo është dëmtu sepse nuk është mbajt fjala, është thy premtimi, është thy marrëveshja, sado që të duket e vogël në shikim të parë por të gjitha këto bëjnë që të lëndohet mirbesimi dhe pastaj humb edhe kuptimi i asaj miqësie me funksionarë edhe më tutje. Po besoj ky raport është i lënduar me funksionarët në Kosovë dhe jo me popullin e Kosovës. Populli i Kosovës besoj shumë se do të mbetet proamerikan, mirnjohës, dhe falenderuar për tërë jetën.Nuk besoj se do të ketë ndonjë ndëshkim kolektiv për shkak të gabimeve të liderve politike ose ideologjive të tyre, ose vendimeve politike të tyre” tha Haziri në Blic Interview raporton “Gazeta Blic”