• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Lindon Emërllahu: Klubi i Ballkanit më dha gjithçka, nuk do ta harrojë kurrë

06/04/2023 21:32
nga:Lorik J

Lindon Emërllahu është një nga lojtarët e ri më të mirë në futbollin kosovar.

Emërllahu me paraqitjet e tij të mira si në Evropë, ashtu edhe në futbollin vendor e ndihmoi Ballkanin që të arrijë objektivat dhe të mbrojë sërish titullin kampion në Kosovë.

Ai thotë se ta mbrosh titullin kampion është diçka mjaft e vështirë – por që në fund të jep emocione të mëdha.

“Po besoj që sivjet kanë qenë emocionet pak të mëdha, sepse të jesh kampion dhe ta mbrosh titullin është një gjë e vështirë, pasi kemi pas rival Dritën, që kanë qenë të mirë deri në fund, emocionet besoj që janë shumë të mëdha duke marrë parasysh që luftuam deri në fund, ne u treguam më cinik se ta dhe u shpallën kampion, ia uroj të gjithëve titullin, tifozët Xhebrailave, Suharekës dhe të gjithëve. Na kanë jep fortë emocione tifozët, në garat evropiane na kanë mbështetur, kanë vazhduar edhe këtu në Suharekë, poashtu edhe jashtë kur kemi luajtur, sidomos në këto ndeshjet e fundit kanë qenë arma jonë më e fortë. Është ndjenjë e mirë me lujtë në Evropë në këtë moshë, poashtu edhe dua ta falënderoj profesorin Ilir Daja që më besoi dhe gjithë bashkëlojtarët e mi që më kanë përkrahur në çdo ndeshje kur jam futur”, tha fillimisht Emërllahu për “Expose“, prodhim i ‘GazetaBlic‘.

Emërllahu poashtu ka kuajtur momentin kur Daja e kishte aktivizuar për herë të parë.

Ishte ndeshja kundër Llapit dhe u lëndua Edvin Kuc dhe dola në nxehje unë dhe një lojtar tjetër dhe më thirri që të futëm që ta veshë bluzën. Ato ishin emocione të mëdha, erdhi dhe më tha luajë si në stërvitje siç luan dhe më uroi fat, pastaj mi futi edhe një dy “shpulla” dhe u futa në lojë“, zbuloi ai duke qeshur.

Tashmë, Ballkani do të luajë në Evropë sërish, ku Emërllahu synon që të kualifikohen sërish në grupe.

Shpresojë që të kualifikohemi përsëri, jemi në kualifikimet e Champions League, shpresojë që në raundin e pare të kemi edhe pak fat në short, e pastaj të vazhdojmë. Besoj se do futemi përsëri në grupe, duke marrë parasysh dhe cilësinë e lojtarëve dhe klubin që na mbështet, besoj se do arrijmë përsëri ndonjë gjë të madhe”, vazhdoi ai.

Nuk do ta harrojë kurrë klubin se këtu kam lind, jam rritur dhe qysh prej moshës 9 vjeçare ia kam filluar dhe nuk kam ndërruar asnjë klub, besoj që ky klub më dha gjithçka, duke filluar nga ndeshjet e Evropës që përmendëm, nuk do ta harrojë kurrë klubin FC Ballkani”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/

11/17/2024 22:46

Ymeri: Dështimet në politikën e jashtme si pasojë e sjelljes politike të Kurtit