I ftuar në Blic Interview, ish-deputeti i VV’së, Fatmir Humolli thotë se ministrja Albulena Haxhiu po e godet institucionin që e drejton vetë.
Humolli thotë se goditjen më të madhe, Haxhiu po e bën duke thënë se s’ka drejtësi.
“Duket absurde, por e vërtetë goditja e drejtësisë dhe kjo është në kundërshtim me sigurinë e vendit. Drejtësia goditet në mënyrë të vazhdueshme nga ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu duke thënë që: “nuk kemi drejtësi”. Pra, personi përgjegjës ankohet për drejtësi”, tha ai.
Sipas Humollit, me këto deklarata të Haxhiut ka mundësi të mëdha që të largohen edhe investitorët e jashtëm.
“Ka mundësi të ketë defekte gjithmonë, por ti nuk mundesh të thuash që nuk ka drejtësi. Kur thua një gjë të tillë, atëherë i largon edhe investitorët e jashtëm. Kjo ministri ka për detyrë që të krijojë kushte që drejtësia të funksionojë shumë më mirë, por jo të bëhet propagandë kundër një institucioni që e drejton vetë”, tha ai.
“Strategjia për mbrojtje e siguri është bërë prej personave jo profesionistë të cilët nuk i njohin rrethanat ndërkombëtare dhe as ato vendore, ata na ofruan një projekt që t’i votojmë gjithsesi”, tha Humolli në Blic Interview.