Ish-deputeti i VV-së, Fatmir Humolli në Blic Interview më Astrit Gashin ka dhënë kritikuar partinë në pushtet, duke cilësuar se kanë humbur besimin e popullit me fjalimet e veprimet e fundit.
Humolli thotë se Vetëvendosje e ka humbur besimin e 51% të elektoratit.
“Vetëvendosje duke parë gabimet e partive të tjera politike ka krijuar teren politik tek qytetarët që të marrë besimin dhe 51% të elektoratit, Vetëvendosja është duke keqpërdorur këtë 51%, duke vlërësuar se ka të drejtë të bëjë gjithçka”, tha ai.
Sipas Humollit në Vetëvendosje është duke dominuar egoja personale.
“Deputetët, ministrat e kryeminstri duhet të jenë zëri i qytetarëve dhe jo zëri i egos personale, ku ndonjëherë brenda VV’së po dominon egoja personale dhe jo misioni politik për të cilin janë në pushtet”, shtoi Humolli.
“Në rend të parë është mungesa e programit zhvillimor, kur nuk ka program të tillë atëherë duhet të merret me të kaluarën më shumë. Nëse do të kishte program zhvillimore, do të kishte proces të rritjes së punës, perspektivës dhe gjithçka do të mund të shkonte duke u korrigjuar në punë e sipër”, tha Humolli.
Teksa ka folur për arrestimin e fundit të kryeshefit të KEK-ut dhe sulmet e VV’së për kryeprokurorinë, Blerim Isufaj, Humolli thotë se Kurti dhe partia e tij kanë qasje individuale dhe selektive ndaj personave të tillë.
Humolli thotë se kryeministri Kurti nuk ka të drejtë të përzihet në punët e drejtësisë.
“Logjika e VV’së në fillim ka qenë që ka mundësi të bëjë ndryshime revolucionare brenda institucioneve dhe duhet të kuptojmë që në këto rrethana nuk ka mundësi të tilla. Duhet të ketë program pune që të ndryshohen gjërat në drejtësi apo Prokurori. Këta ju kanë qasë në mënyrë individuale dhe selektive”, tha ai.
“Kryeministri nuk ka të drejtë të përzihet në sektorin e drejtësië, obligimi i tij është që të krijojë kushte për zhvillim të drejtësisë. Unë jam i bindur që Grupit Parlamentar i VV’së ka mundësi që të kenë qasje të drejtë, por disa deputetë të kësaj partie që janë vetëm zhurmagji, duhet ta kthejnë besimin që kanë marrë tek qytetarët”, shtoi ai në Blic Interview.