• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Gërxhaliu: Kufomat i varrosën pjesëtarë të UÇK, sot e 24 vjet askush nuk u arrestua, askush nuk gjykua e nuk u dënua për këtë masakër

04/16/2023 23:53
nga:N M

Bahrije Gërxhaliu ka treguar edhe momentet kur me dhunë ishin detyruar të largoheshin nga vend ku kishte ndodhur masakra, duke lënë kështu trupin e pa jetë të burrit të saj, kunatit por edhe qindra trupa të pajetë që forcat serbë kishin kryer masakër mbi ta, shkruan Gazeta Blic.

Ajo për emisionin “Expose”, prodhim i Gazeta Blic ka thënë se trupat e disa prej të vrarëve ishin varrosur në lokacionin ku gjendet edhe sot, nga disa pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ka thënë se tash e 24 vjet nuk kanë lënë zyrë e organ të ndjekjes që nuk kanë dhënë dëshmitë e tyre për këtë masakër, por as askush sipas saj deri në këto momente nuk është arrestuar e gjykuar për masakrën Studimes.

“Kufomat kishin mbetë rrugës për një javë ditë, e kishin gjetur këtë lokacion, ku janë tash këtu, i kisha falënderuar të gjithë ata që kanë marrë pjesë në këto varrime, vëllain tim se edhe ai ka qenë në masakër po ishte larguar edhe ka ardh dhe të nesërmen… Edhe vëllai ishte detyruar duke i shikuar kufomat, ka qenë nxehtë 2 maji, të plagosur, të vrarë, kanë qenë të dëmtuar tmerr ka qenë … tmerr që për në dy anët rruga ka qenë me gjak. Kam kaluar me fëmijë nëpër gjak, e kam gjetur një kolicë, i  kam qit në kolicë edhe fëmijët duke i parë gjenazet, duke parë gjakun më thonin shihi, shihi nënë. Jo, eri më sot nuk kemi asnjë njohuri për ata që i kanë bërë këto krime, ata i kanë bërë, ushtria, policia serbe, këta kanë qenë të pafajshëm, kemi qenë në truallin tonë, ata kanë bërë masakër dhe sot e kësaj dite nuk është arrestuar kush, nuk është gjykuar kush, nuk është dënuar kush. Kemi dhënë dëshmi kush çka na ka kërkuar, kemi dhënë dëshmi, kemi folur, përjetimet dhimbjet, vuajtjet, jemi ende gjallë dhe po hezitohet pas 24 vitesh ende hala s është dënuar askush … kurse krerët e UÇK të luftës më e lavdishme po mbahen për dy vite nëpër burgje… ata e kanë mbrojte popullin e vet …..’, thotë Bahrije Gërxhaliu.

Në të gjithë vendin pothuajse pas 24 marsit të vitit 1999 kur edhe NAO filloi bombardimet mbi caqet serbe në Kosovë, forcat paramilitare serbe pothuajse në çdo qytet e fshat të Kosovës vrisnin, kryenin masakra e dhunonin këdo që u dilte përpara nga populli i Kosovës atë kohë.

Për masakrën e Studimes, por edhe për më shumë se 400 masakra të tjera të kryera gjatë luftës në Kosovë pothuajse rezultati është zero ndaj atyre personave që kanë vrarë , masakruar e dhunuar gjatë luftës së fundit në vend.