• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Blerta Deliu: Kurti hoqi dorë nga njohja ligjërisht e obliguar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

04/07/2023 21:04
nga:N M

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu- Kodra në “Blic Interview”, ka folur edhe për marrëveshjen që kanë arritur Kosova dhe Serbia më 27 shkurt në Bruksel dhe më pas me 18 mars në Ohër, ku u dakrodaur edhe për planin e zbatimit, raporton Gazeta Blic.

Ajo rrëfen se kjo marrëveshje nuk ishte ajo që kishin pritur si subjekt politik, meqë sipas saj kryeministri i Kosovës hoqi dorë nga një marrëveshje finale që do të ishte ligjërisht e obliguar për të dyja palët me njohje reciproke.

“Ne e kemi thënë qartë se Marrëveshja e Ohrit e javëvë të kaluara nuk i ka përmbushur pritshmëritë tona. Ne e kemi një proces të dialogimit prej vitit 2011 dhe thelbi kryesor dhe pritjet e Kosovës dhe të spektrit politik kanë qenë se do të ketë marrëveshje finale me njohje në qendër. Me marrëveshjen e fundit të Ohrit, ne kemi hequr dorë nga argumenti kryesor që është njohja finale ndërkombëtarisht e obliguar, të cilën ne nuk e kemi parë në marrëveshjen e fundit, aq më tepër ne nuk kemi dal kundër dialogut që është dialoguar një kohë të gjatë sado që ka qenë i vështirë, sado që Serbia ka qenë palë destruktive në shumë marrëveshje që i kemi bërë për një kohë të gjatë. Unë mendoj se Kosova ka pasur progres në shtet ndërtimin e saj, në njohje, në marrëveshjen e stabilizim – asocimit, anëtarësimi në shumë mekanizma ndërkombëtar, shtirjen e sovranitetit në veri , por sot nëse e shihni nenin 7 të marrëveshjes, do të thotë kryeministri ka hequr dorë nga pika kryesore që është njohja ligjërisht e obliguar për të dyja palët”, tha ajo./ Gazeta Blic.