• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

“A duhet të shfuqizohet Specialja”? Deputetja e PDK-së: Nuk kisha shkuar deri aty…

04/07/2023 20:42
nga:N M

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra ka folur edhe për marshin e 2 prillit, ku mijëra qytetarë mbushën sheshet e Prishtinës në shenjë solidarizimi me ish- krerët d UÇK , duke kërkuar drejtësi për ta, raporton Gazeta Blic.

Por, a do të jetë ky masivizim arsye shtesë që PDK të nis procedurat në Kuvendin e Kosovës për shfuqizimin e dhomave të specializuara?

Kjo deputete e PDK për emisionin “Blic Inteview” vlerëson se një veprim i tillë as nuk është planifikuar të ndërmerret.

“Unë nuk do ta kisha quajtur ashtu sado që e them që qëllimi ose argumenti bazë që ka filluar që të votohet gjykata speciale në Kuvend, ka ndryshuar në tërësi, sado që do të thotë është komplet gjykatë tjetër. Unë nuk e konsideroj që marshi ka qenë pretendim për ta shfuqizuar as se konsideroj, se ka qenë një marsh për solidarizim dhe mbështetje… Unë konsideroj se marshi ka qenë dëshmia më e mirë e një jehone e qytetarëve të Kosovës për të bërë thirrje për drejtësi. Sot, kemi nevojë më shumë se kurrë që ndaj këtyre institucioneve dhe atyre djemve që po mbahen atje të kërkojmë drejtësi dhe marshin ashtu e kam parë, ka qenë solidaritet i pakrahasueshëm që se kemi parë asnjëherë deri më sot, nuk më ka ndodh asnjëherë që të protestohet me aq qytetari. Djemë, vajza, fëmijë të gjitha grup moshat, pleq në moshë që i kemi parë , kanë demonstruar nivelin më të lartë të demokracisë, qytetarisë të cilët as nuk kishin parulla të dhunshme, thjesht kishte thirrje e solidaritet për të kaluarën tonë historike, për ata djemtë dhe mbi të gjitha ishte thirrje për Kosovën”, tha ajo.