Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi zor se ka mundur të gjejë ndonjë punë që ka bërë Vjosa Osmani në këtë mandat dy vjeçar, shkruan Gazeta Blic.
Pos që ka thënë se presidentja e Kosovës më shumë njihet si zëdhënëse e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sesa për rolin saj si presidente e vendit.
Po thuajse afër një viti Kosova vazhdon të mos ketë kryeprokuror të shtetit.
Në sirtarët e zyrës së presidentes së Kosovës tash e sa muaj po qëndron emri i një kandidati që ka kaluar të gjitha procedurat për kryeprokuror të shtetit.
As edhe pas këtyre muajve Osmani nuk ka marrë vendim për dekretimin apo emërimin e kryeprokurorit të shtetit.
Blerim Isufaj, është emri i kandidatit që Këshilli Prokurorial i Kosovës i ka dërguar zyrës së presidentes për dekretimin.
Por, Albana Bytiqi e ka skanuar këtë proces dhe ka dal me një përfundim se pse e para e shtetit nuk po lëviz në këtë drejtim.
“Realisht presidentja Osmani për çka do të mbahet mend si presidente do të jetë një rol përçarës dhe mos unifikues, andaj kjo tregon se ajo nuk e ka idenë se cili është roli i saj, pra të jetë unifikuese dhe të mbrojë interesat e qytetarëve të Kosovës dhe të jetë e zëshme sa herë që është e nevojshme roli i saj. Ne e shohim që është në asimetri me politikat e Kurtit dhe jo rastësisht po e etiketojnë si notere të kryeministrit dhe e dimë sesa me vështirësi e ka marrë këtë pozitë, se si ia bënë votat dhe është në kontroll të vazhdueshëm të kryeministrit Kurti. Normal që shkelje e të drejtave, mirëpo gjithashtu edhe presidentja është dashur ta marr këtë vendim sepse jemi shumë vonë, kanë kaluar disa muaj dhe mos të kemi prokuror, dhe Kurti dhe Osmani e dinë shumë mirë se kë po e vendosin në kryeprokurori dhe po e mendojnë a duhet të jetë ai apo dikush tjetër. Ne e dimë që kanë kapur të gjitha, Bordet gjykata dhe po vazhdojnë me kryeprokurorin e shtetit … Ne po e shohim që po tentojnë ta kapin edhe pozitën e kryepokrurorit të shtetit, plus një kapje tjetër qysh i kanë kapur të gjitha bordet, kanë filluar me shkarkime dhe kanë filluar me emërime të njerëzve të tyre”, tha për emisionin “Expose”, prodhim i Gazeta Blic, kjo deputet e AAK-së.