• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Deputetja e “GUXO” për punën dy vjeçare të Presidentes: Kishte një perfomancë të jashtëzakonshme

04/09/2023 23:48
nga:N M

Aspak nuk po pajtohet me konstatimet e Blera Deliut dhe Burbuqe Kajtazit nga FOL, në lidhje me punën e Vjosa Osmanir si presidente, deputetja e Kuvendit të Kosovës Jeta Statovci nga “Guxo”. Ajo thotë për “Expose” se në këto dy vjet pune të presidentes Vjosa Osmani, kishte të arritura për vendin, shkruan Gazeta Blic.

Sipas saj, me punë dhe transparencë që ka Osmani, ajo është vlerësuar edhe në raportet ndërkombëtare dhe besueshmërinë në këtë institucion.

Presidentja e Kosovës bazuar në Kushtetutën e vendi përfaqëson edhe politikën e jashtme të Kosovës.

Por përgjatë këtyre dy viteve Kosova nuk ka arritur të siguroj as edhe një njohje nga ndonjë vend, që deri tani nuk ka pranuar shtetin e Kosovës.

Madje, nuk ka asnjë pranim të Kosovën në organizata ndërkombëtare.

Por për krejt këto, ka një shpjegim deputetja e Listës Guxo Jeta Statovci.

“Pa dyshim se presidenca ka gëzuar një legjitimitet tepër të lartë qytetarë me mbështetje fillimisht të votës nga qytetari, një mbështetje aq e madhe që e njeh ndonjëherë Republika e Kosovës pas shpalljes së pavarësisë, e kjo tregon për besueshmërinë në figurën e saj politike e cila ka vazhduar tutje nga deputetet që janë zëri i qytetarëve, me një mbështetje me rreth 82 vota për ta mandatuar si presidente të Kosovës. Kështu që në kuadër të kompetencave të saja, presidentja është shquar me një përformancë jashtëzakonisht pozitive dhe këtë e kemi parë edhe në kuadër të raporteve të vazhdueshme që plasohen, ne kemi parë që besueshmëria qytetare është shumë e lartë në institucionin e presidencës, gjithashtu në funksionin e saj si komandante supreme, ku në raportet e fundit flasin për një besueshmëri mbi 80 për qind e kjo tregon për cilësitë e saj dhe përfomancën e saj që e ka bërë që këto atribute të shquhen nga ana e qytetarëve, gjithashtu institucione të ndryshme që mbasin transparencën, e vlerësojnë institucionin e presidencës si një nga institucionet më transparente në gjithë Ballkanin dhe së fundmi, nëse vlerësojmë përfomancën e punës së saj individuale, si lidere e shtetit, atëherë në krahasim edhe me figurat e tjera e shohim se performanca e saj është në rritje, kjo flet se është vepruar pozitivisht në kuadër të kompetencave që ka si në fushën e politikës së jashtme, të sigurisë dhe aspekteve të tjera që pritet t`i ketë presidenca, mirëpo edhe për sigurinë qytetarë që janë në kuadër të punës dhe konsistenca e saj politike, e ka bërë vazhdimisht një figurë mjaftë të besueshme dhe të pëlqyeshme në opinion publik”, thotë Statovci./ Gazeta Blic