• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Blerat Deliu për dy vjet mandat të Vjosa Osmanit: Grua inatçore, e arritura më e madhe e saj deklarimet më të rralla të Prindon Sadriut

04/09/2023 23:39
nga:N M

Blerta Deliu, deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë për “Expose” se nuk ka mundur të gjejë në këtë periudhë dyvjeçare të Vjosa Osmanit se ka kryer ndonjë punë, raporton Gazeta Blic.

Deliu thotë se për çka mund të identifikohet presidentja Osmani, është urrejtja që ka ndaj secilit kundërshtar politik në vend dhe ish- liderëve të institucioneve të Kosovës, e disa nga të cilët po gjykohen në Gjykatën Speciale.

Grua inatçore e ka quajtur Deliu, Osmanin.

Kjo deputete e Kuvendit ka ironizuar fortë me punën dyvjeçare të të parës së shtetit duke thënë se arritja më e madhe e saj në këtë periudhë kohore janë deklarimet më të rrallë të bashkëshortit të saj Prindon Sadriu.

Assesi thotë Blerta Deliu, nuk ka mundur dhe nuk do ta kuptoj presidenten e Kosovës për urrejtjen politike që ka ndaj ish- liderëve të institucioneve të Kosovës , gjegjësisht Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit.

Sipas saj, Osmani asnjëherë në këtë do vite nuk zbatoj përgjegjësitë e saja kushtetuese.

“E para, ne kemi thënë qartazi, që reagimi jonë ka qenë qysh në start se si është zgjedhur zonja Osmani presidente, legjitimitetin e votës, e cila e dini që u zgjodh presidente me vota të blera dhe kjo natyrisht se e minon pozicionin e saj si e para e shtetit, sepse vet zgjedhja e saj kishte probleme qysh në start”, thotë ajo për emisionin “Expose, prodhim i Gazeta Blic.

Sipas saj, brenda dy viteve ajo nuk mund të shquhet për asnjë sukses për pozicionin e saj kushtetues qoftë në njohje…

”Një mandat që i takon presidentes, asnjë njohje nuk e kemi, asnjë anëtarësim të Kosovës në organizata përgjatë këtyre dy viteve, asnjë përpjekje për të forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës nuk e kemi parë gjatë këtyre dy viteve. Çfarë kemi parë te presidentja Osmani, kemi parë një grua inatçore e cila nuk mund t`i tejkaloj inatet e saj me të gjitha përpjekjet e saj që t`i sulmoj oponentët e saj politik. E keni parë fjalimin e saj vjetor, për mua ka qenë njëri nga fjalimet më skandaloze të dëgjuara ndonjëherë nga e para e shtetit, ku ajo nuk hezitoi të sulmoj edhe liderët e UÇK-së, që po përballen me procesin e gjykimit në Hagë dhe këtu t`i e sheh qartë do të thotë se çfarë përfaqëson e para e shtetit, e që sot është shumë larg nga përfaqësimi qytetarë e politik të Kosovës. Roli i saj është reduktuar në një zëdhënëse të qeverisë, por aspak ajo e cila do të duhej të përfaqësonte shumë më shumë në pozicionin e saj si e para e shtetit të Kosovës. Mund të them se ka më pak deklarime nga bashkëshorti i saj, ndoshta kjo është e arritur, sepse z. Sadriu tashmë ka pushuar deklarimet, përndryshe asnjë sukses që do të duhej të përmendej për dy vite të përfaqësimit të znj. Osmani nuk njoh, nëse ju dini ju lutem më thoni”, tha ajo